☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Djali i axhës së viktimës në Malishevë: Presim drejtësi të plotë

Familjarët e 25-vjeçares shtatzënë që humbi jetën pas plagosjes me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e drejtësisë.

Flamur Foniqi, djali i axhës së viktimës, ka thënë se familja është njoftuar për rastin tragjik pas orës 02:00 të mëngjesit.

“E ndjera është vajza e axhës, për të cilën sot pas orës 2 pas mesnate e kemi marrë lajmin për rastin tragjik”, ka deklaruar Foniqi për KosovaPress.

Ai ka thënë se familja beson se 25-vjeçarja është privuar nga jeta dhe se rasti ka ndodhur si pasojë e një akti të vrasjes.

“Ne e dimë dhe besojmë shumë si familje se e bija jonë është privuar nga jeta, ka ndodhë përmes aktit të vrasjes”, ka thënë ai.

Foniqi ka shtuar se familja pret konstatimet e institucioneve përkatëse lidhur me rastin.

“Konstatimet tjera i presim nga IML-ja. Prej këtu bëjmë thirrje në arritjen e drejtësisë së plotë”, ka deklaruar ai.

25-vjeçarja humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri në një dhomë gjumi në Kërvasari, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur rëndë.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.