☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.92 ▲0.72%
ARI 4,111 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $63,485 ▲ +0.23% ETH $1,854 ▼ -1.14% XRP $1.0718 ▼ -0.89% SOL $73.1900 ▼ -0.08%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.92 ▲0.72 % ARI 4,111 ▲0.49 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.92 ▲0.72 % ARI 4,111 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9318 EUR/ALL 93.5376 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3798 EUR/TRY 54.8339 EUR/JPY 182.27 EUR/CAD 1.6170
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

DnV: Rregullorja e re e KQZ-së për vëzhduesit kufizon vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” vlerëson se Rregullorja Zgjedhore Nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve, e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 29 prill 2026, përmban dispozita që tejkalojnë kornizën e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që cenojnë drejtpërdrejt mënyrën e ushtrimit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat e shoqërisë civile.

Sipas një njoftimi thuhet se ndryshe nga rregullativa paraprake, që akreditimin e organizatave vëzhguese e bazonte në verifikim formal të kërkesave ligjore, më rregulloren e re procesi kthehet në mekanizëm kufizues, pengues dhe kontrolli ndaj shoqërisë civile në vëzhgim të zgjedhjeve.

“Kjo rregullativë nuk buron nga ligji, dhe si e tillë cenon lirinë e asociimit dhe parimin e sigurisë juridike të organizatave. Për më keq, vetë procesi i hartimit dhe miratimit të kësaj rregulloreje është zhvilluar pa asnjë konsultim paraprak me organizatat e shoqërisë civile dhe pa asnjë njoftim publik”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se konkretisht, rregullorja përmban dispozita [Neni 3.6] që kundërligjshëm i japin mandat KQZ-së që të refuzojë akreditimin e një organizate vëzhguese mbi bazën e “të dhënave nga institucionet kompetente për rrezik ndaj rendit juridik dhe kushtetues”.

“Kjo përgjegjësi nuk është në mandatin e KQZ-së, pasi që vetëm gjykatat kanë kompetencë për të vendosur për situata të tilla. Po ashtu, është shtuar dispozitë [Neni 3.4] që i japin KQZ-së autoritet përtej ligjit që, sipas vlerësimit të saj, të kërkojë dokumente shtesë lidhur me burimet e financimit të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve. Vëzhgimi i zgjedhjeve nuk kushtëzohet me ekzistencën e fondeve të dedikuara, meqë e drejta për vëzhgim, si e drejtë qytetare mund të ushtrohet edhe mbi baza vullnetare. Për më tepër, çështja e burimit të financimit të OJQ-ve është e rregulluar me legjislacion tjetër, monitorimi i së cilave është në përgjegjësi të institucioneve tjera shtetërore”.

Si kriter për akreditim të organizatave vëzhguese, Rregullorja [Neni 3.2] kërkon gjithashtu dorëzimin e të dhënave të detajuara, përfshirë themeluesit dhe strukturën drejtuese dhe raportet vjetore të OJQ-së, duke e zgjeruar ndjeshëm gamën e informacionit që duhet dorëzuar për akreditim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.