Dogana e Kosovës mbledh mbi 1.5 miliard euro për nëntë muaj, të ardhurat rriten për 5.7%
Dogana e Kosovës ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur të hyrat arritën në 1 miliard e 439 milionë euro.
Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra në vlerë prej 1 miliard e 521.6 milionë eurosh gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur rreth 1 miliard e 439.3 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana e Kosovës, të hyrat për nëntë muajt e parë të vitit 2026 janë rritur për rreth 82.3 milionë euro në raport me periudhën janar–shtator 2025.
Rritja është evidentuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave doganore: taksat doganore, akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
TVSH-ja vazhdon të përbëjë pjesën më të madhe të të hyrave të mbledhura nga Dogana.
Gjatë periudhës janar–shtator 2026, nga kjo kategori janë realizuar 884.7 milionë euro, krahasuar me 822.5 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Kjo paraqet rritje prej 7.5 për qind, apo rreth 62.3 milionë euro më shumë.
Në kategorinë e taksës së akcizës, të hyrat kanë arritur në 487.2 milionë euro, nga 477.8 milionë euro sa ishin një vit më parë.
Sipas të dhënave, kjo kategori ka shënuar rritje prej 1.9 për qind, që në vlerë monetare përkthehet në rreth 9.5 milionë euro më shumë.
Ndërkaq, nga taksat doganore janë mbledhur 145.7 milionë euro, krahasuar me 136.1 milionë euro në periudhën janar–shtator 2025. Rritja në këtë kategori është 7 për qind, apo rreth 9.5 milionë euro më shumë.
Të dhënat tregojnë se TVSH-ja ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme të të hyrave doganore, e ndjekur nga taksat doganore dhe akciza.
Në njoftimin e saj, Dogana e Kosovës ka theksuar se rritja e të hyrave reflekton performancën në mbledhjen e tyre dhe kontributin e institucionit në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Dogana ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e parregullsive dhe kontrabandës, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.