☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.93 ▼1%
ARI 4,210 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,990 ▲ +1.17% ETH $2,564 ▲ +2.47% XRP $1.4139 ▲ +1.49% SOL $112.7000 ▲ +3.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.93 ▼1 % ARI 4,210 ▼0.15 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.93 ▼1 % ARI 4,210 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar. Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimin e legjislacionit doganor, me qëllim të garantimit të një tregu të rregullt, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.