Udhëtimi në Kore kthehet në makth për Kim dhe Khloé Kardashian, ja çfarë ndodhi me fytyrat e tyre

Kim dhe Khloé Kardashian kanë zbuluar një eksperiencë aspak të këndshme nga udhëtimi i tyre në Korenë e Jugut, ku provuan disa trajtime estetike.
Dy motrat treguan se pas procedurave fytyrat e tyre u frynë dhe ndryshuan aq shumë, saqë u detyruan të qëndronin të mbyllura në hotel.
Rrëfimi u bë nga Khloé gjatë podcast-it të saj “Khloé in Wonder Land”, ku ishte e ftuar mikesha e saj La La Anthony, ecila kishte qenë gjithashtu pjesë e udhëtimit në gusht të vitit 2025.
“Unë dhe Kim u kthyem me fytyrat të deformuara. Ti u ktheve e bukur, ndërsa udhëtimi me avion e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen tonë. Kim dukej si Stewie nga ‘Family Guy’”, tregoi Khloé me humor.
Ajo zbuloi se gjithçka kishte nisur që në ditën e parë të trajtimeve, kur motrat vendosën të provonin procedura të ndryshme estetike, pa qenë plotësisht të sigurta se çfarë po u bëhej.
“Ditën e parë i shkatërruam fytyrat dhe përfunduam të ulura në dhomën e hotelit”, rrëfeu ajo.
Khloé shpjegoi se një nga problemet kryesore ishte vështirësia në komunikim me mjekët, pasi motrat nuk e kuptonin plotësisht se çfarë procedurash po pranonin të kryenin.
Ato kishin një përkthyes dhe vendosën t’u besonin specialistëve, pa i kuptuar plotësisht të gjitha detajet e trajtimeve.
“Ne thjesht u besuam mjekëve. Kishte një përkthyes dhe ne thoshim: ‘Në rregull, dakord’. Pastaj shtriheshe në krevat dhe ata fillonin të bënin procedurat, ndërsa ti pyesje veten: ‘Për këtë kishim rënë dakord?’”, tregoi Khloé.
Situata ishte aq e pazakontë, saqë nëna e tyre, Kris Jenner, nuk arriti t’i mbante lotët kur pa fytyrën e Kim pas trajtimeve.Ajo ishte shqetësuar se vajza e saj mund ta kishte dëmtuar përgjithmonë pamjen e saj.
Fatmirësisht, eksperienca nuk la pasoja të përhershme. Khloé tregoi se pas disa kohësh fytyrat e tyre u rikthyen në gjendjen normale.
Pavarësisht përvojës së pakëndshme, ajo e kujtoi udhëtimin me humor, duke bërë edhe shaka se do të donte ta përsëriste.
Gjatë udhëtimit të gushtit 2025, Kim kishte ndarë edhe fotografi nga disa prej procedurave estetike që po kryente në Korenë e Jugut.
Ekspertja e bukurisë Vanessa Lee, e cila shoqëronte grupin, kishte treguar më herët se udhëtimi përfshinte trajtime më të avancuara, teknologji për pigmentimin e lëkurës, shtrëngimin e trupit dhe injeksione për përmirësimin e cilësisë së lëkurës.
Megjithatë, procedurat e sakta që shkaktuan reagimin e përkohshëm në fytyrat e Kim dhe Khloé nuk janë bërë publike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.