☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.20 ▼2.39%
ARI 4,054 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,531 ▼ -2.18% ETH $1,581 ▼ -4.65% XRP $1.0491 ▼ -3.44% SOL $70.6800 ▲ +1.86%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.20 ▼2.39 % ARI 4,054 ▲0.16 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.20 ▼2.39 % ARI 4,054 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Politika

“Dorëhiqu… në 2030!” Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria sot respektohet, por realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të dërguar nga një qytetar lidhur me kërkesën e protestuesve për të dhënë dorëheqjen.

Në mesazhin “Manifesti i (s)dorëheqjes”, qytetari, në mënyrë ironike, i kërkon dorëheqjen duke renditur arritjet e vendit që, sipas tij, janë realizuar gjatë qeverisjes së Ramës.

Në tekst thuhet se kryeministri duhet të “dorëhiqet” për transformimin e zonave urbane dhe rurale, ndërtimin e aeroporteve, zhvillimin e turizmit, hapjen e negociatave me Bashkimi Evropian, përmirësimin e ekonomisë dhe rritjen e pagave në shumë sektorë.

Mesazhi mbyllet me “Dorëhiqu… në 2030!”, duke nënvizuar se deri atëherë do të kujtohet për arritjet e tij.

“Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme. Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030! Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë

𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.