☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

DPA ekspozitë dokumentare për rrugëtimin e shqipes, nga alfabeti në standardizim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar sot një ekspozitë dokumentare, që ilustron rrugëtimin e gjuhës shqipe, nga alfabeti deri në standardizim.

Dëshmi historike që datojnë që prej Luftës së Parë Botërore e deri pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit u paraqitën në Auditor, në prani të drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “7 Marsi”, Alma Hamzallari, të një grupi mësuesesh të këtij institucioni arsimor, të studentëve, të nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë të interesuar.

Në përputhje me simbolikën e 8 Shtatorit, ekspozita i kushtoi vëmendje të posaçme përpjekjeve të shtetit shqiptar për të luftuar analfabetizmin dhe hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, duke i dhënë përparësi të veçantë shkollimit të grave, të shqiptarëve në “tokat e lirume” dhe të burgosurve.

Promovimi i trashëgimisë dokumentare, përbën një prej pikërëndesave të veprimtarisë së DPA-së, e cila përmes sallës së Auditorit, fton të rinjtë të njohin të shkuarën duke inkurajuar dialogun ndërmjet brezave. Më herët, ekspozita të kësaj tematike janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit, por edhe në Prishtinë, në Shkup etj., në jubile të rëndësishëm për kombin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.