Drita drejt play-off, Shkëndija humb provën e parë
Drita dhe Shkëndija kanë luajtur ndeshjet e para të raundit të tretë të Conference League. Kampionët e Kosovës kanë arritur një fitore 4-1 në transfertë përballë Tre Fiori duke hedhur një hap drejt play off të këtij kompeticioni. Besnik Krasniqi shënoi dopietë, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Raddy Ovouka e Blerim Krasniqi. Golin për ekipin nga San Marino e realizoi Matteo Prandelli. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Prishtinë.
Ndërkohë, Shkëndija ka humbur provën e parë përballë Hibernian me rezultatin 2-1. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit zhbllokuan sfidën me anë të Elding në minutën e 74-ët. Vetëm dy minuta më vonë skuadra tetovarë arriti të barazojë me anë të Gjorgjievskit. Në fundin e takimit Hibernan shënoi golin e fitores me anë të O’Hora. Shkëndija luan ndeshjen e kthimit në shtëpi pas një jave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.