Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër
Dua Lipa dhe Callum Turner janë martuar!
Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori i njohur britanik kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër, këtë të dielë, 31 maj.
Çifti ishte i shoqëruar nga një grup i vogël të afërmish, sipas fotografive të publikuara nga The Daily Mail dhe The Sun.
Sipas Vogue, Lipa ka veshur një fustan shumë të veçantë nga Schiaparelli couture, dizajnuar nga Daniel Roseberry.
Siç mund ta shihni, ajo e ka kombinuar veshjen me doreza të njëjta dhe një kapelë të madhe të bardhë, ndërsa ecën dorë për dore me Turner, i cili ka veshur një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.




Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kaluar nga një romancë e nisur në heshtje në një nga historitë më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.
Çifti nisi të përflitej për lidhje në janar të vitit 2024, kur u panë së bashku në një afterparty të “Masters of the Air” në Londër. Pak muaj më vonë, në korrik të po atij viti, ata e bënë lidhjen publike edhe në Instagram, duke konfirmuar romancën e tyre.
Në qershor 2025, Dua Lipa konfirmoi fejesën në një intervistë për British Vogue, duke treguar se ishte një vendim i menduar dhe i qëndrueshëm. Ajo u shpreh se në atë periudhë ishte e fokusuar te karriera dhe turneu botëror, duke lënë të kuptohej se dasma nuk ishte ende një prioritet i menjëhershëm.

Më tej, këngëtarja tregoi se fejesa i dha një perspektivë të re për jetën, edhe pse më parë nuk e kishte menduar shumë martesën apo rolin e “nuses”. Ajo e ka përshkruar vendimin për të ndarë jetën me dikë si një ndjenjë të veçantë, duke theksuar idenë e rritjes së përbashkët dhe miqësisë së përjetshme.
Lipa ka shtuar se shpreson të krijojë një familje me bashkëshortin e saj në të ardhmen.
“Do të doja të kisha fëmijë, por është gjithmonë ajo pyetja e vazhdueshme: kur do të jetë koha e duhur? Si do të përshtatej kjo me punën time dhe si do të funksiononte nëse do të isha në turne, dhe sa kohë pushim do të më duhej të merrja?! Mendoj se është thjesht një nga ato gjëra që do të ndodhin kur të ndodhin”, thënë këngëtarja.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.