Duka pas triumfit ndaj Finlandës: Nuk mund të ishte më e bukur se kaq, tani dhe një sforco!
Fitoren e mbrëmjes së djeshme kundër Finlandës e ka përshëndetur me vlerësim maksimal edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një postim në faqen e tij, numri 1 i FSHF-së e quan të veçantë suksesin 2-0 të kuqezinjve në një stadium të mbushur plot. Ai kërkon nga skuadra edhe një sforco në sfidën me Bjellorusinë.
“Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë. Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe një sforco të dielën kundër Bjellorusisë, për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç duhet dhe për të festuar së bashku!” – shkruan kreu i FSHF-së.
Kuqezinjtë luajnë të dielën në Hungari kundër Bjellorusisë dhe do ta mjaftonte një barazim që Shqipëria të ruante vendin e parë në grup, ku ka 12 pikë pas 5 ndeshjesh.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.