Zyrtare, trajneri Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën deri në vitin 2030
Lionel Scaloni do të qëndrojë në krye të Argjentinës deri në Botërorin 2030. Trajneri ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kombëtaren argjentinase. Lajmin e ka konfirmuar Claudio Tapia, presidenti i Afa, federatës argjentinase të futbollit.
Kontrata e re e Scaloni-t parashikon një impenjim në dy faza, me një format 2+2 që përfshin qëndrimin formal pas Kupës së Amerikës 2027. Scaloni e drejton Argjentinës që prej vitit 2018: ka fituar Kupën e Botës në Katar 2022 dhe shkoi deri në finale të Botërorit 2026.
Më parë trajneri argjentinas ishte shprehur se do të qëndronte deri në fund të këtij viti dhe do të largohej, më pas situata ndryshoi dhe tashmë ai ka rinovuar kontratën edhe për 4 vite të tjera.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.