🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,920 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,796 ▼ -1.67% ETH $2,255 ▼ -1.22% XRP $1.2543 ▲ +0.33% SOL $92.1300 ▼ -2.29%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,920 ▼1.26 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,920 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

DUKAJ: FILLUAN KONTROLLET INSPEKTUESE, DO TË VERIFIKOHEN VËRTETIMI PËR NJOHJEN E GJUHËS SHQIPE TË DREJTORESHËS SË ULQINIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, i është përgjigjur ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, pas reagimit të djeshëm të këtij dikasteri lidhur me rastin në shkollën në Ulqin.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, deklaroi dje se përkatësia kombëtare nuk duhet të jetë kriter për privilegjim apo diskriminim në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.

Dukaj theksoi se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, ndërsa paralajmëroi kontrolle inspektuese dhe rishikimin e vërtetimeve për njohjen e gjuhës shqipe.

“Kolegu im Fatmir Gjeka, jo vetëm si shqiptar, por para së gjithash si ministër përgjegjës për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, duhet të mbrojë dhe zbatojë ligjin, për respektimin e të cilit është përgjegjës. Megjithatë, nuk jemi të befasuar nga një reagim dhe veprim i tillë i kolegut Gjeka. Fatkeqësisht, duket se në këtë qëndrim nuk është i vetëm”, ka shkruar Dukaj.

Dukaj theksoi se opinioni publik i di shumë mirë qëndrimet dhe parimet politike të Gjekës, siç u dëshmua edhe me mbështetjen e tij për Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, ku ishte i vetmi përfaqësues i partive nacionale shqiptare që e mbështeti atë.

“Qytetarët e Malit të Zi e kujtojnë shumë mirë atë moment”, theksoi Dukaj.

Dukaj bëri të ditur se kanë filluar kontrollet inspektuese, jo vetëm për rastin në shkollën në Ulqin, por edhe për raste të tjera që lidhen me vërtetimet për njohjen e gjuhës shqipe.

“Do të bëhet gjithashtu verifikimi dhe rishikimi i detajuar i vërtetimeve të lëshuara. Besoj se edhe kolegu Gjeka pajtohet se kjo është një rrugë e rëndësishme për ruajtjen e kredibilitetit të arsimit dhe edukimit, si dhe të drejtave të njeriut”, tha Dukaj.

Në fund, ministri Dukaj theksoi se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë.

“Ligji nuk është rekomandim dhe as çështje e marrëveshjes politike. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Ndërsa për shkeljen e tij, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi”, përfundoi Dukaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.