☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.91 ▲0.13%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,456 ▼ -0.92% ETH $2,319 ▼ -1.55% XRP $1.2718 ▼ -4.19% SOL $99.5300 ▼ -2.57%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.91 ▲0.13 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.91 ▲0.13 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhuns

Gjuha e Sali Berishës në seancën e sotme në Kuvend nuk ishte aspak surprizë për Flutura Açkën. Në një interviste për Report Tv, ajo thotë se pikërisht “gjuha kriminale” e bënte të distancohej nga debatet e Kuvendit, kur ishte ende deputete.

“Berisha, ndoshta ky është fjalori i tij. Kështu ka bërë në mënyrë sistematike. Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Megjithatë kjo më duket një çikë e tepruar. Nuk mendoj se e ka pasur me qëllimin për të ndikuar njerëz, por është ndoshta fjalori”, tha Açka.

Duke u ndalur te protestat, shkrimtarja e sheh me dyshim ‘ndarjen’ që ka shënuar protesta e flamingove me atë të dy javëve të fundit në Tiranë që është mbizotëruar nga aktet e dhunshme. Protestën e dytë e sheh si të ndikuar politikisht nga forca të ndryshme, secila për qëllimet e tyre.

“Këtë ndarje në fakt e kam parë pak si me dyshim është bërë enkas sepse ka një qëllim për ta zhbërë pak, për ta shuar atë pjesën e flamingos sepse flamingo ndoshta na çoi në këtë protestën e dytë dhe t’i bësh këtë ndarje të këtyre dy protestave vetëm sepse duke shkuar vetëm te protesta e dytë ti në fakt e zvogëlon të gjithën dhe nuk e pranon të dyja pjesët dhe anën paqësore të saj dhe anën e dhunshme të saj se s’ke dëshirë t’i vësh një baraspeshë dhe ke qejf vetëm të shohësh anën e vogël të gjësë dhe kjo më duket pak edhe e qëllimtë dhe e shoh që vjen nga të dyja nga të dyja partitë”, tha Açka.

E pyetur për deklaratën e Sali Berishës se janë të rinjtë demokratë ata që kanë iniciuar dhunën në protesta, shkrimtarja tha se duhet lideri i PD duhet ta pranojë.

“Në qoftë se është PD duhet të marrë përsipër edhe pjesën e dhunshme të kësaj, nëse është kështu”, u shpreh ajo.

Në analizën e saj, reagimi i protestës vjen nga një lodhje e qytetarëve me detyrat e papërmbushura të PD si opozitë dhe mosripërtëritja e saj. Açka thotë se kjo ka qenë “pika e vlimit” dhe i ka detyruar që në njëfarë mënyre, të zëvendësojnë opozitën.

“Pika e vlimit mbërriti kur shqiptarët pritën që Partia Demokratike do të merrte përsipër detyrën e opozitës. Po kur panë që në fakt vetëm kishte hyrë në një proces riciklimi dhe s’kishte ndërmend të ndryshojë, u kthye nga Partia Demokratike e tyre, u kthye në një SHPK në një farë mënyre, atëherë aty si duket aty i humbi dhe shpresa. A thanë po qe puna për të tillë opozitë që nuk ka dëshirë të jetë demokratike, që nuk ka dëshirë të marrë përsipër fatet e atdheut, s’ka dëshirë që të jetë në pushtet, atëherë më mirë po bëhemi ne opozitë. Si mund ta bëjë Partia Demokratike këtë duke nisur që nga largimi i kryedemokratit. E ka pasur shumë të lehtë Berisha e ka pasur shumë të lehtë. Berisha ka vendin e tij në Partinë Demokratike. Nuk e diskuton njeri fare këtë gjë. Mund ta fuste Partinë Demokratike në një proces, por duke menduar që vetëm unë jam dhe s’ka njeri tjetër se ky është problemi i pushteteve shqiptare”, tha Açka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.