☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,264 ▼ -0.15% ETH $2,502 ▼ -1.28% XRP $1.3485 ▼ -1.63% SOL $100.7600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Dyfishohen eksportet drejt Greqisë, importet me ritme më të ngadalta

Eksportet drejt Greqisë u dyfishuan gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, ndërsa importet shënuan ritme më të ngadalta rritjeje.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet llogariten mbi 12 miliardë lekë, nga rreth 6.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlerën më të lartë të eksporteve e shënuan grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, ndjekur nga grupi “tekstile dhe këpucë”. Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti u eksportuan mbi 4 miliardë lekë minerale dhe lëndë djegëse.

Ndërkohë, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-korrik arritën në rreth 32.6 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan rreth 30 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 9.4 miliardë lekë, i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 5.7 miliardë lekë dhe “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 5.4 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 7-mujorit zunë 7.1 % të totalit të gjithë tregtisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.