E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!
Dëgjohen sërish sirenat spanjolle për Lautaro Martinez. Sipas asaj që publikohet në Spanjë dhe Argjentinë, Barcelona ka hedhur sërish sytë nga kapiteni i Interit.
Klubi katalanas është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kjo nuk është diçka e re, ashtu sikurse nuk është diçka e re as vlerësimi për sulmuesin zikaltër.
Sipas TNT Sport në Argjentinë, pas refuzimit kategorik të Atletico Madrid për Julian Alvarez, kampionët e Spanjës e spostuan vëmendjen e tyre pikërisht te Lautaro Martinez.
‘Nëse çështja Alvarez nuk zhbllokohet, ideja e Barcelonës është që të ofrojë 100 milionë euro për Lautaro Martinez-deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino, një linjë që ka gjetur mbështetje edhe në Spanjë ku thuhes se Hansi Flick ka bërë kërkesën për sulmuesin argjentinas
Barcelona e tentoi Lautaro Martinez edhe në verën e vitit 2020 për të zëvendësuar Luis Suarez. Ai që garantoi për sulmuesin e Interit ishte as më shumë e as më pak, por vetë Lionel Messi. ‘Pleshti’ nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin dhe sintoninë në fushë me Lautaro Martinez dhe e shihte si zëvendësuesin ideal të uruguajanit në atë kohë.
‘Lautaro Martinez është një sulmues impresionues, sidomos sepse mendoj sepse është shumë i kompletuar; është i fortë, driblon mirë, shënon, di të mbrojë topin-ishin fjalët e Lionel Messit. Por në atë kohë Interi e Barcelona nuk e mbyllën këtë operacion pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës ishte shumë e madhe.
Tani pas 6 vitesh, Lautaro Martinez është epiqendra e Interit; është kapiteni, një prej goleadorëve më të mirë në historinë e klubit, një element i domosdoshëm për zikaltrit. Për këtë arsye një transferim i tij në Spanjë kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga mbyllja e merkatos së verës duket e pamundur.
Për të ngritur dyshime te drejtuesit e Interit do të duhej një ofertë që tejkalon parametrat e merkatos(më shumë se 100 milionë euro)si për klubin ashtu edhe për futbollistin.
‘Do të shihemi të shtunën’-ishte mesazhi më i fundit i Lautaro Martinez në Instagram që duket se për momentin nuk është aspak i tunduar nga sirenat blaugrana.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.