☁️
Tiranë 13°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.32 ▼3.65%
ARI 3,915 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,082 ▲ +0.2% ETH $2,280 ▲ +0.52% XRP $1.2491 ▼ -0.33% SOL $94.2000 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Arte

E drejta e autorit në epokën digjitale, kërkohen masa më të forta për mbrojtjen dhe pagesën e krijuesve

Në fokus të dëgjesës së sotme në Komisionin për Kulturën në Kuvend, ishte mbrojtja e të drejtës së autorit në epokën e platformave digjitale.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kërkuan masa më të qarta kundër përdorimit të paautorizuar të veprave dhe garantimin e pagesës për autorët. Përfaqësuesit e institucioneve të kinematografisë dhe të drejtës së autorit ngritën shqetësimin për përdorimin e materialeve artistike pa autorizim dhe pa pagesën përkatëse.

“Sot në Shqipëri aktorët shqiptarë, këngëtarët shqiptarë, artistët shqiptarë, shkrimtarët shqiptarë nuk kanë arritur dhe nuk arrijnë dot të marrin të ardhurat që u takojnë nga përdorimi i veprave të tyre, nga shitja e veprave të tyre, nga transmetimi i veprave të tyre, sepse kemi çaluar si sistem”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.

E njëjta problematikë është evidentuar edhe me materialet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, të cilat, sipas drejtorit Eljan Tanini, ripërdoren dhe publikohen në rrjetet sociale pa u respektuar e drejta e autorit.

Një tjetër problem përbën platforma YouTube, prej nga ku autorët nuk kanë marrë kurrë asgjë.

Tanini kërkoi një rol më të fortë të institucioneve në heqjen e përmbajtjeve të publikuara pa të drejtë, ndërsa vuri në dukje edhe vlerën e jashtëzakonshme të filmave dhe fotografive si pjesë e kujtesës kombëtare.

Nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë u kërkua që ligji i ri të adresojë më qartë transmetimet dhe shfaqjet e veprave audiovizuale në platformat online.

Drejtoria e të Drejtës së Autorit vlerëson se projektligji sjell për herë të parë një strukturë dhe procedurë të dedikuar për përdorimet e paautorizuara në platformat dixhitale.

Borana Ajazi, drejtore e Drejtorisë së të Drejtave të Autorit, tha se ligji është inovativ për shkak se adreson përdorimin e të drejtës së autorit në fushën digjitale, si dhe ka një strukturë të dedikuar e cila merret me informacionin e vendosur në mënyrë të paautorizuar.

Në komision u ngrit edhe çështja e nivelit të gjobave për subjektet që përdorin muzikë pa paguar të drejtat e autorit.

Komisioni kërkoi nga institucionet pjesëmarrëse që deri më 30 shtator të paraqesin me shkrim propozimet dhe problematikat që duhen reflektuar në projektligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.