☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,587 ▲0.6%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,438 ▲1.09%
NAFTA 95.61 ▼0.88%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,656 ▲ +0.03% ETH $2,298 ▲ +0.91% XRP $1.2787 ▲ +2.26% SOL $93.5000 ▼ -0.14%
S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për pla

Detaje të reja janë zbardhur nga e kaluara e autorit të dyshuar Kristjan Sterjo, që akuzohet se vrau shokun e tij të fëmijërisë për motive xhelozie, pasi pretendon se ushtaraku Johan Zuko, ish-futbollist i akademisë së Skënderbeut i kishte ngacmuar të dashurën.

Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për një plagosje me thikë, ndërsa zbulohet se shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë institucionit të sigurisë me telefonat në dorë.

Madje e filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas përballjes me forcat e rendit dhe videon e publikuan në rrjetet sociale.

Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza:

“Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.

Sterjo nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar më parë për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet sociale ai dhe shoqëria e tij publikonin shpesh foto dhe video nga përditshmëria e tyre.

Mes tyre është edhe kjo video, ku ai shfaqet duke dalë nga institucioni i sigurisë i buzëqeshur, ndërsa shokët e filmojnë dhe e shoqërojnë postimin me vargjet e këngës që sot kanë marrë një tjetër kuptim.

20-vjeçari u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi policia e identifikoi si autorin e dyshuar të vrasjes së Joan Zukos. Sipas hetimeve, krimi ndodhi pas një konflikti të mbartur mes dy të rinjve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.