☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,797 ▼ -0.28% ETH $2,236 ▼ -0.24% XRP $1.1605 ▼ -1.5% SOL $89.2900 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Sylvinhos te Kombëtarja

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rejnxhërs duket drejt fundit, pasi trajneri Dani Rohl ka vendosur që mesfushori ofensiv të mos jetë pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Burime pranë klubit bëjnë të ditur për mediat angleze se tekniku gjerman synon të reduktojë skuadrën dhe të krijojë hapësira për afrime të reja, ndërsa Bajrami […]

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rejnxhërs duket drejt fundit, pasi trajneri Dani Rohl ka vendosur që mesfushori ofensiv të mos jetë pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur për mediat angleze se tekniku gjerman synon të reduktojë skuadrën dhe të krijojë hapësira për afrime të reja, ndërsa Bajrami është ndër emrat që pritet të largohet. Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në tetor, Rohl e ka mbajtur 27-vjeçarin në periferi të ekipit, duke mos i dhënë një rol të rëndësishëm.

Vendimi tashmë është i qartë, duke qenë se Bajrami nuk konsiderohet pjesë e projektit për sezonin 2026-27 dhe është informuar për këtë situatë. Nga ana tjetër, edhe vetë lojtari është i hapur për një transferim. Ai kërkon më shumë hapësira dhe një ambient ku mund të rikthejë formën më të mirë, ndërsa largimi i tij pritet të jetë pjesë e një “spastrimi” më të gjerë në skuadrën e Rejnxhërs, ku disa lojtarë të rotacionit do të sakrifikohen për të forcuar formacionin titullar.

Një nga destinacionet më të mundshme për Bajramin mbetet Serie A, një kampionat që ai e njeh shumë mirë. Pikërisht në Itali, me fanellat e klubeve si Empoli dhe Sasuolo, mesfushori shqiptar ka kaluar periudhat më të mira të karrierës së tij, duke u dalluar për kreativitetin dhe aftësinë për të ndikuar në fazën sulmuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.