🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,801 ▲0.46%
DOW 51,519 ▲0.56%
NASDAQ 27,348 ▲0.57%
NAFTA 92.04 ▲0.6%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,868 ▲ +1.92% ETH $2,488 ▲ +1.65% XRP $1.3813 ▲ +2.27% SOL $109.6200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump ndan postimin e ”Shoenlaw”: Një Nobel i turpshëm, Pillay urren Amerikën dhe Izraelin

UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërndarë në profilin e tij në Truth Social kritikat ndaj dhënies së Çmimit Nobel për Paqe Navi Pillayt.

Presidenti ka publikuar postimin e llogarisë ”Shoenlaw”, ku thuhet se ”sot, Komiteti Nobel është bërë protagonist i një turpi të pariparueshëm dhe ka zhvlerësuar Çmimin Nobel për Paqe, dikur prestigjioz, duke ia dhënë atë Navi Pillay, nga OKB-ja. Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në rolin e saj, ajo ka lavdëruar terroristët dhe ka shpërblyer Hamasin. Ajo ka drejtuar një hetim farsë, duke pretenduar se Izraeli kishte kryer gjenocid dhe duke kërkuar ndjekjen e tij penale”.

”Ajo nuk gëzon asnjë besueshmëri në qarqet normale dhe nuk ka bërë kurrë asgjë për të promovuar paqen; përkundrazi, ka bërë pikërisht të kundërtën. Por çfarë mund të pritej nga një komitet që në të kaluarën ia ka dhënë çmimin e lakmuar të paqes Yasser Arafatit?”, vijon postimi i “Shoenlaw”, emri i llogarisë që i referohet studios ligjore ”Schien Law Firm”.

Komenti rendit më pas arritjet e pretenduara të Trump në përpjekjet për paqe, duke shprehur pakënaqësi për faktin që Nobelit nuk iu dha Donald Trump.

”Presidenti Trump na dhuroi Marrëveshjet e Abrahamit – të cilat bota i konsideronte të pamundura dhe që tani po zgjerohen! Ai i ktheu pengjet në shtëpi kur gjithçka dukej e humbur! Ai po bën çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndaluar Iranin, sponsorin kryesor të terrorizmit ndërkombëtar, si dhe po përpiqet të rindërtojë Gazën, pavarësisht përpjekjeve të terroristëve për ta kontrolluar atë në çdo mënyrë”, thuhet në të.

”Lista mund të vazhdojë pafundësisht. Pikërisht këto janë rezultatet që Çmimi Nobel për Paqe duhej të kishte njohur dhe shpërblyer!!!”, përfundon ai./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.