⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.63 ▲1.6%
ARI 3,993 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,073 ▼ -2.28% ETH $2,232 ▼ -3.44% XRP $1.2499 ▼ -3.04% SOL $97.0400 ▼ -2.8%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.63 ▲1.6 % ARI 3,993 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Egjipti akuzon gjyqtarin: Ndeshje e trukuar, donin që Argjentina të fitonte

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur 3-2 ndaj Argjentinës, Egjipti shprehu zhgënjimin e tij me gjyqtarin francez Letexier, duke folur hapur për një ndeshje të manipuluar dhe dëshirën e gjyqtarit për të lejuar Messin dhe shokët e tij të fitonin. I pari që sulmoi ishte Ziko, i cili shënoi një gol, pa harruar dhe atë të anuluar për një faull ndaj Lisandro Martinez në fillim të aksionit: “Gjyqtari vazhdoi të na ndalonte në fushë, na heshtte. Kupa e Botës është e manipuluar. Në fakt, e përgëzoj Argjentinën që është përsëri. Nuk është e drejtë, është një padrejtësi e madhe”, tha lojtari egjiptian.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, goditi edhe më fort: “Përdorimi i VAR-it në këtë mënyrë(i referohet golit të anuluar) është ajo që gjeneron frustrim midis tifozëve, sepse duket sikur ata gjithmonë duan të gjejnë një mënyrë ose një arsye për të anuluar golat. Në vend që të flasin për golin e Egjiptit, të gjithë po flasin për gjyqtarët”.

“Vendime të tilla mund të ndryshojnë të gjithë rrjedhën e një Kupe Bote. Nuk pajtohem plotësisht me atë vendim. Është një ndeshje eliminuese dhe ata anuluan një gol shumë të rëndësishëm për diçka që, sipas mendimit tim, nuk e justifikon anulimin e tij”.

Ai vazhdoi: “Ndoshta donin t’i mbanin kampionët e botës në lojë? Ndoshta donin që Messi të qëndronte në garë? Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm që shkojnë përtej aspekteve teknike. Kampionët e botës morën mbështetje në të gjitha nivelet. I thashë gjyqtarit se ajo që po ndodhte nuk ishte e drejtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.