Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,181 ▲ +0.17% ETH $1,922 ▲ +0.1% XRP $1.0415 ▼ -0.06% SOL $77.2200 ▲ +1.39%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke e cilësuar këtë si një plan të motivuar nga “hakmarrja” ndaj Kosovës.

Stojkoviq ka pretenduar se deklarata e Vuçiqit është bërë vetëm një ditë pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.

Sipas tij, Vuçiq po e shfrytëzon afrimin me presidentin ukrainas për të forcuar pozitën e tij përballë Perëndimit dhe për të krijuar hapësirë për vazhdimin e politikave të tij në Ballkan.

“Është e qartë që nga fillimi se bindja e Vuçiqit që Zelensky të vijë në Serbi nuk ishte asgjë tjetër veçse një kamuflazh”, ka shkruar Stojkoviq.

Stojkoviq ka kritikuar veçanërisht idenë për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, duke argumentuar se një veprim i tillë nuk do të prekte vetëm Kosovën, por edhe komunitetin serb që jeton përgjatë këtij lumi.

“Vuçiq me këtë tregon se jeta e serbëve në Kosovë nuk i intereson aspak, por se është i gatshëm t’ua marrë lumin, sepse egoja dhe hakmarrja janë më të rëndësishme për të sesa jeta e këtyre njerëzve”, ka deklaruar ai.

Stojkoviq ka përmendur edhe deklaratën e Vuçiqit se Serbia aktualisht nuk është në gjendje të hyjë në luftë me NATO-n, duke shtuar se kjo, sipas tij, lë të kuptohet për një qasje konfrontuese në të ardhmen.

Avokati serb gjithashtu theksoi se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit do të mund të binte ndesh me një sërë rregullash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare për përdorimin e ujërave ndërkufitare.

Ai ka përmendur Konventën e OKB-së për përdorimin e rrjedhave ujore ndërkombëtare, Konventën për mbrojtjen dhe përdorimin e rrjedhave ujore ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare, si dhe të ashtuquajturat Rregulla të Helsinkit.

Sipas Stojkoviqit, këto instrumente juridike përcaktojnë parime për përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare dhe ndalojnë veprimet që mund t’i shkaktojnë dëm shteteve të tjera.

Ai ka argumentuar se mosnjohja e Kosovës nga Serbia nuk do ta eliminonte këtë çështje juridike, pasi Kosova njihet dhe trajtohet si palë nga shtete të tjera që janë pjesë e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë.

Stojkoviq ka shtuar se një projekt i tillë do të haste pengesa edhe në legjislacionin e Serbisë.

Ai ka përmendur Ligjin për Ujërat, Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

Sipas tij, ndryshimi i rrjedhës së një lumi të madh nuk mund të arsyetohet me motive politike apo hakmarrëse dhe do të duhej të vlerësoheshin pasojat për mjedisin dhe për njerëzit që varen nga lumi.

Në fund, Stojkoviq e ka cilësuar deklaratën e Vuçiqit si “të egër”, duke e akuzuar presidentin serb se është i gatshëm të shkelë rregullat ndërkombëtare dhe ligjet vendore për qëllime politike.

Ai ka lidhur retorikën e fundit të Vuçiqit edhe me politikat nacionaliste të viteve ’90 në ish-Jugosllavi, duke pretenduar se presidenti serb po rikthen në diskursin publik retorikën e hakmarrjes dhe konfrontimit./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.