🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,859 ▲ +0.27% ETH $2,236 ▲ +0.54% XRP $1.1627 ▼ -1.74% SOL $89.7700 ▼ -0.09%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Ekipet e “Final 4” vulosin fatet e mbijetesës në elitë, dy klube kanë llogaritë e të rrezikuarave

Në pamje të parë, lufta për mbi jetesë duket si një betejë mes pesë skuadrave të fundit. Por në realitet, fati i tyre nuk është vetëm në duart e tyre. Me tre javë nga fundi, një rol vendimtar në këtë garë po luajnë edhe skuadrat e kreut. Elbasani, Vllaznia, si dhe dyshja Egnatia – Dinamo. […]

Në pamje të parë, lufta për mbi jetesë duket si një betejë mes pesë skuadrave të fundit. Por në realitet, fati i tyre nuk është vetëm në duart e tyre. Me tre javë nga fundi, një rol vendimtar në këtë garë po luajnë edhe skuadrat e kreut. Elbasani, Vllaznia, si dhe dyshja Egnatia – Dinamo.

Këto katër ekipe, që luftojnë për titullin dhe zonën europiane, janë bërë në mënyrë të pashmangshme “gjyqtarët” e mbijetesës. Kalendari i fundit i vendos përballë pothuajse të gjitha skuadrave që rrezikojnë rënien, duke e kthyer çdo ndeshje në një test të dyfishtë: për objektivat e tyre dhe për fatin e të tjerëve.

AF Elbasani, si kryesues, përballet me disa nga rivalët direkt të mbijetesës dhe ka mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në renditje. Një fitore ndaj një skuadre si Tirana, Vora apo Bylis jo vetëm që forcon pozitat e veta për titullin, por njëkohësisht i lë këto ekipe pa pikë jetike. E njëjta logjikë vlen edhe për Vllaznia, që përballet me skuadra si Bylis, Tirana dhe Flamurtari, duke pasur në dorë të prishë ekuilibrat në fundin e tabelës. Ndërkohë, Egnatia dhe Dinamo janë ndoshta faktori më i paparashikueshëm. Të dyja në garë për objektiva madhorë, por me një kalendar që i përplas edhe me skuadra të mbijetesës, ato mund të bëhen vendimtare, një hap fals i tyre mund të ringjallë shpresat e një rivali, ndërsa një fitore mund ta fundosë përfundimisht.

Kjo e bën garën për mbijetesë të varur nga dy dimensione, performanca e skuadrave të rrezikuara dhe rezultatet që ato arrijnë ndaj ekipeve të kreut. Në shumë raste, këto të fundit nuk kanë më luksin të “lëshojnë” pikë, sepse janë në garë për titull apo Europë. Pikërisht ky presion i dyfishtë e bën edhe më të vështirë misionin e skuadrave të fundit. Në fund, mbijetesa nuk është vetëm një çështje force apo forme. Është një kombinim rezultatesh ku çdo pikë e marrë apo e humbur nga Elbasani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo reflektohet drejtpërdrejt në fundin e tabelës. Dhe në këtë kuptim, për pesë skuadrat që luftojnë për të mbijetuar, fati i tyre është, në një masë të madhe, në duart e të tjerëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.