🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,079 ▲ +0.62% ETH $2,510 ▲ +1.02% XRP $1.4087 ▲ +1.09% SOL $110.2500 ▲ +1.07%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Ekipet Sportive në Shkolla, Kumbaro: Ulim moshën e nxënësve pjesëmarrës, zgjerojmë disiplinat

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, së bashku me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ndoqën nga afër finalet e këtij kampionati kombëtar të Edicionit të Katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ku ekipet e vajzave dhe djemve në basketboll dhe volejboll sollën entuziazëm, talent dhe frymë gare.

“Gara është e bukur sepse ju keni kaluar shumë ndeshje në shkollë, në bashki dhe me shkolla të tjera derisa mbërritët këtu. Vetë fakti që jeni finalistë është një arritje e madhe, por në të vërtetë fituese janë të gjitha shkollat dhe ekipet tona fantastike”, u shpreh Kumbaro.

Për herë të parë këtë vit, programit iu shtua edhe disiplina e shahut, me pjesëmarrjen e mbi 650 nxënësve. Ministrja bëri të ditur se në edicionin e pestë do të ulet mosha e fëmijëve pjesëmarrës dhe do të shtohen edhe disiplina të tjera sportive.

“Bashkë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar do të rrisim numrin e nxënësve pjesëmarrës dhe do të ulim moshën e tyre, me qëllim që sporti dhe aktiviteti fizik të nisin që në moshë sa më të hershme”, tha Kumbaro.

Në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla” morën pjesë mbi 10 mijë nxënës nga e gjithë Shqipëria, të organizuar në ekipe sportive për vajza dhe djem në volejboll dhe basketboll.

Ky program kombëtar, i mbështetur nga qeveria shqiptare dhe i shtrirë në 57 bashki të 12 qarqet e vendit, synon promovimin e aktivitetit fizik, jetës së shëndetshme, frymës së sportive në shkolla dhe socializimit mes të rinjve përmes sportit.

Në vitet e fundit, Ministria e Arsimit ka rritur investimet në palestra, terrene sportive dhe ambiente të dedikuara për zhvillimin e sportit në shkolla, duke krijuar më shumë mundësi për aktivizimin e nxënësve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.