☁️
Tiranë 17°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,049 ▲ +0.71% ETH $2,510 ▲ +1.15% XRP $1.4058 ▲ +1.1% SOL $110.3300 ▲ +1.54%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
11 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Projektil raportohet pranë aeroportit të Dammam-it në Arabinë Saudite, njofton koalicioni i udhëhequr nga Riadi

Zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajori Turki al-Malki, tha se projektili ra në "zonën detare" të aeroportit ndërkombëtar "King Fahd". Lajmi vjen orë pas sulmit vdekjeprurës ndaj aeroportit të Riadit.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi të shtunën në mbrëmje se një projektil ka rënë në “zonën detare” të aeroportit ndërkombëtar “King Fahd” në Dammam, qyteti portual në bregdetin lindor të mbretërisë. Njoftimin e dha zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajori Turki al-Malki, siç njofton Al Jazeera në transmetimin e saj live të luftës së Iranit.

Lajmi është ende në zhvillim dhe detaje të tjera nuk janë dhënë ende. Dammam ndodhet qindra kilometra në lindje të Riadit dhe është një nyje kyçe energjetike dhe tregtare e Arabisë Saudite, në brigjet e Gjirit Persik.

Incidenti vjen vetëm orë pas sulmit me raketa ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” të Riadit, ku dhjetëra persona u plagosën dhe terminalet 3 dhe 4 u goditën drejtpërdrejt — sulmi i tretë brenda javës ndaj aeroportit të kryeqytetit saudit, për të cilin dyshohen Huthi-t e mbështetur nga Irani.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se Uashingtoni “mund” t’u bashkohet sulmeve saudite kundër Huthi-ve: “Do ta shqyrtojmë. Sapo mësuam për sulmin e fundit, kështu që do të marrim një vendim. Ne lëvizim shumë shpejt.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.