Gazetarja shqiptare në SHBA: Trump nuk ishte president kur nisi ideja e Kushnerit për investimin në Shqipëri
Gazetarja shqiptare në SHBA, Keida Kostreci, foli në emisionin “Review” me Greta Topjanën për reagimin e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me investimin e tij të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.
Kushner ka publikuar më 8 tetor një përgjigje ndaj revistës amerikane The New Yorker.
“Zoti Kushner thotë se për investimin e tij në Shqipëri, çdo gjë është e ligjshme, çdo gjë që është blerë është e ligjshme, se nuk ka pasur favore nga qeveria dhe se, kur ai e ka hedhur idenë në vitin 2021, zoti Donald Trump nuk ishte president”, tha Kostreci.
Gazetarja vuri në dukje se, pas reagimit të Kushnerit, revista The New Yorker nuk kishte reaguar ende.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.