☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 89.34 ▲0.88%
ARI 3,850 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,606 ▲ +0.2% ETH $1,813 ▲ +1% XRP $0.9520 ▼ -1.13% SOL $71.1900 ▲ +0.98%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.34 ▲0.88 % ARI 3,850 ▼0.94 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.34 ▲0.88 % ARI 3,850 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Rivaliteti mes Vllaznisë dhe Partizanit në shifra, ja kush dominon

Vllaznia dhe Partizani janë dy nga skuadrat më të vjetra dhe më me emër në futbollin shqiptar dhe përballja mes tyre ka qenë gjithnjë një nga ndeshjet më të ndjera të kampionatit. Të hënën, të dyja skuadrat do të zbresin në fushë për të zhvilluar sfidën e radhës në elitë, por historia e mëparshme flet për një rivalitet tejet të balancuar mes palëve.

Në total, janë zhvilluar 79 përballje mes Vllaznisë dhe Partizanit në kampionat. Shkodranët kanë fituar 27 prej tyre, ndërsa Partizani ka triumfuar në 28 ndeshje. Ndeshjet e barazuara janë 24, duke treguar se diferenca mes dy ekipeve ka qenë minimalisht në favor të të kuqve. Po ashtu, edhe golat e shënuar kanë qenë relativisht të balancuar: 90 për Vllazninë dhe 81 për Partizanin.

FORMA, NJË TJETËR HISTORI

Megjithatë, forma e fundit e skuadrave tregon një tjetër realitet. Në pesë përballjet e fundit mes tyre, Partizani ka triumfuar tre herë, Vllaznia një herë, ndërsa një tjetër duel ka përfunduar në barazim. Në këto pesë sfida, Partizani ka realizuar gjashtë gola, ndërsa Vllaznia tre.

Përballja e fundit mes tyre u luajt në “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 2-1 të Partizanit. Vllaznia nuk fiton ndaj të kuqve që nga shtatori i vitit 2024, kur mposhti me rezultatin 3-1. Një barazim mes dy ekipeve mungon që prej marsit të vitit të kaluar, kur dueli përfundoi me rezultatin 0-0.

Në këtë sezon, të dy skuadrat janë në një moment të ngjashëm. Vllaznia dhe Partizani ndodhen në pjesën e poshtme të renditjes, me nga 12 dhe 10 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura. Skuadra e Laszlos pozicionohet në vendin e tetë, ndërsa të kuqtë në vendin e fundit.

Të hënën, në stadiumin “Loro Boriçi” pritet një tjetër kapitull i kësaj historie, ndërsa që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren për të rilindur në këtë sezon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.