☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 89.34 ▲0.88%
ARI 3,850 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,606 ▲ +0.2% ETH $1,813 ▲ +1% XRP $0.9520 ▼ -1.13% SOL $71.1900 ▲ +0.98%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.34 ▲0.88 % ARI 3,850 ▼0.94 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.34 ▲0.88 % ARI 3,850 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Nga titullar në të harruar, Laszlo përmbys hierarkitë te Vllaznia

Ndryshimi i trajnerit te Vllaznia ka sjellë edhe ndryshime të dukshme në hierarkinë e futbollistëve. Me ardhjen e Csaba Laszlos në krye të stolit shkodran, disa prej lojtarëve që me Edi Martinin kishin minuta të konsiderueshme, tashmë janë thuajse jashtë planeve. Në gjashtë ndeshjet që tekniku hungarez ka drejtuar kuqeblutë, përdorimi i tyre ka qenë minimal.

Rasti më i dukshëm është ai i portierit Kristian Avram. Moldavi ishte titullar i padiskutueshëm në periudhën e Martinit, por me ardhjen e Laszlos nuk ka regjistruar asnjë minutë në fushë. Trajneri hungarez i ka besuar portës Aron Jukajt, duke e lënë Avram jashtë formacionit dhe pa aktivizim gjatë kësaj periudhe. Një situatë e ngjashme është edhe ajo e Pusit, i cili me Martinin aktivizohej rregullisht dhe në një moment ishte kthyer në një nga alternativat e rëndësishme të formacionit. Me Laszlon, megjithatë, mbrojtësi nuk ka marrë ende asnjë minutë.

E njëjta gjë vlen edhe për Dylisin, i cili me ish-trajnerin merrte shpesh minuta, edhe kur niste ndeshjen nga stoli. Në një tjetër situatë ndodhet Fatbardh Latifi. Ky i fundit kishte nisur gradualisht të fitonte më shumë hapësira me Martinin, por me Laszlon aktivizimi i tij ka qenë thuajse simbolik. Në përballjen me Vorën, Latifi u hodh në fushë vetëm për një minutë, duke qenë deri tani i vetmi nga këta futbollistë që ka marrë qoftë edhe një minutë nën drejtimin e trajnerit hungarez.

Këto zgjedhje tregojnë edhe për një mungesë besimi të Laszlos te disa prej elementëve të prapavijës që ka gjetur në dispozicion. Trajneri ka preferuar të bëjë ndryshime edhe në pozicionet e mbrojtjes, duke rikonfiguruar lojtarë si Gurishta apo Musta në qendër, pavarësisht se nuk janë mbrojtës qendrorë natyralë.

Kjo është një tjetër dëshmi e ndryshimeve që hungarezi po tenton të aplikojë. Në total, në gjashtë ndeshjet e para të Laszlos, nga këta futbollistë që më parë kishin rol të rëndësishëm me Martinin, vetëm Latifi ka regjistruar një minutë aktivizim. Një statistikë që flet qartë për ndryshimin e hierarkive te Vllaznia dhe për faktin se trajneri hungarez po ndërton një skuadër me zgjedhje dhe role ndryshe nga paraardhësi i tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.