☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $62,988 ▼ -0.04% ETH $1,880 ▲ +0.06% XRP $1.0000 ▼ -0.29% SOL $75.3100 ▲ +0.05%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kronika

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Ylli Zallës, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të kaluar pas dyshimeve se ka furnizuar me arsenal autorët e atentatit të bujshëm në Rinas.

Shpërthimi ka lënë pas vetëm dëme materiale si dhe është djegur automjeti i Ylli Zallës që ishte parkuar pranë banesës.

Uniformat blu janë duke hetuar të gjitha pistat për ngjarjen, por nuk kanë përjashtuar mundësinë edhe që të jetë vendosur nga vetë Zalla eksplozivi.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur mbërmjen e së shtunës vonë, ndërsa policia është njoftuar sot paradite nga gruaja e Ylli Zallës, nga Italia. Fillimisht gruaja ka pretenduar se përveç tritolit, kanë gjetur edhe një letër kërcënuese, por më pas e ka tërhequr si alibi. Nuk përjashtohet as mundësia që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktari.

Ylli Zalla i ka shpëtuar një sërë operacionesh policore. Pas atentatit në Rinas, në banesën e Zallës u zbulua një arsenal armësh tipik ushtarak. Zalla është arrestuar më herët për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu ai rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që janë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë Ylli Zalla ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë Krujë.

“Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.