🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.88% ETH $2,255 ▼ -1.45% XRP $1.2504 ▲ +0.02% SOL $91.7100 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet e policisë greke për krimin që ndodhi në familjen shqiptare në Kretë ditën e sotme (26 gusht).

Sipas të dhënave nga mediat greke, autori është Bujar Meco, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është Esma Meco, 44 vjeçe, po nga Gramshi. Çifti shqiptar ishte prindër i tre fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa rrethanat e sakta të krimit janë ende nën hetim. Gruaja u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen duke pirë benzinë. Për mënyrën se si ka tentuar t’i japë fund jetës ka raportime të ndryshme në mediat greke, disa raportojnë se është vetëplagosur me thikë, ndërsa të tjera se ka konsumuar benzinë. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën trajtim dhe mbikëqyrje.

Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet greke për ngjarjen. Ngjarja merr një tjetër dimension pasi, sipas informacioneve të publikuara më herët, çifti kishte pasur probleme të mëparshme.

Incidentet mes tyre ishin regjistruar edhe në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës, ku Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meco ishte arrestuar në kuadër të një ndalimi policor të lidhur me një rast dhune në familje.

Hetimet e autoriteteve greke vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.