🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,567 ▲0.34%
DOW 51,717 ▼0.51%
NASDAQ 25,383 ▲0.87%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,932 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,801 ▲ +1.1% ETH $2,289 ▲ +1.69% XRP $1.2785 ▲ +2.2% SOL $93.4900 ▲ +2.02%
S&P 500 7,567 ▲0.34 % DOW 51,717 ▼0.51 % NASDAQ 25,383 ▲0.87 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,932 ▼0.95 % S&P 500 7,567 ▲0.34 % DOW 51,717 ▼0.51 % NASDAQ 25,383 ▲0.87 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,932 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Lokale me baste sportive afër shkollave në Tiranë, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar, mes tyre edhe të mitur! (FOTO

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të paligjshëm të basteve sportive në lokale pranë shkollave, në kuadër të kontrolleve për sigurinë e nxënësve.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, mes tyre një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht.

Në pranga kanë rënë Denis Gjoka, 24 vjeç, dhe Kastriot Çuka, 48 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht.

Gjatë operacionit “WEB page” janë sekuestruar edhe pesë celularë me faqe aktive për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i monitorimit të përditshëm të territorit përreth institucioneve arsimore, në zbatim të planit të posaçëm të masave, të prezantuar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me objektiv madhor garantimin e sigurisë së nxënësve, shërbimet e DVP Tiranë finalizuan operacionin e koduar “WEB page”.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u evidentua se në 2 lokale në afërsi të shkollave, organizoheshin dhe viheshin ilegalisht baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 24 vjeç, dhe K. Ç., 48 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 54 vjeç, dhe një 17-vjeçar.

Në njërin prej lokaleve, i administruar nga shtetasi K. Ç., 48 vjeç, u kap në flagrancë duke vënë baste sportive shtetasi D. Gj., 24 vjeç, ndërsa në të njëjtin lokal ndodhej edhe shtetasi I. M., 54 vjeç, i përfshirë në këtë veprimtari.

Ndërsa në lokalin tjetër, u konstatua një 17-vjeçar, i punësuar në këtë subjekt, i cili kryente veprimtarinë e vënies së basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularë, me faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Angazhimi për zbatimin e planit të posaçëm të masave për sigurinë e nxënësve vijon intensivisht.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.