🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë

Erërat e forta dhe breshëri që përfshinë të hënën disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në sektorin e bletarisë.

Bletari nga Klina, Nexhat Krasniqi, ka bërë të ditur se moti i lig ka dëmtuar një nga pikat ku i kishte të vendosura kosheret e bletëve në fshatin Dush.

Përmes një reagimi, ai tha se erërat e fuqishme, të shoqëruara me breshër, shkaktuan dëme të konsiderueshme në kosheret e bletëve, ndërsa rikthimi i tyre në vendin e mëparshëm ka qenë i vështirë.

“Në disa zona të caktuara, fatkeqësitë natyrore, si erërat e forta të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore. Në rastin tonë, dëmin më të madh e pësuan bletët në njërën nga pikat ku i kemi të vendosura kosheret. Intervenimi për ripozicionimin e koshereve në vendin ku ishin më parë u shoqërua me shumë sfida, por falë angazhimit arritëm t’i vendosim sërish”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dush të Klinës.

Moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të dendura dhe erëra të forta, ka shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës, ndërsa autoritetet po vazhdojnë vlerësimin e pasojave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.