⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ESTONI – Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas skandalit mbi prokurimin e municioneve për Ukrainën

RIGA, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një skandali mbi prokurimin e municioneve për Ukrainën.

Pevkur, i cili ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes që nga viti 2022, i tha televizionit estonez se po merrte përgjegjësi politike për mangësitë në menaxhimin financiar të sektorit të mbrojtjes.

“Kryeministri do të duhet të gjejë një ministër të ri mbrojtjeje”, tha Pevkur.

Politikani, anëtar i Partisë Reformuese në pushtet të kryeministres Kristen Michal, njoftoi gjithashtu dorëheqjen e tij në mediat sociale.

“E bëj këtë me bindjen e plotë se kemi marrë vendimet e duhura për të forcuar mbrojtjen kombëtare. Estonia është më e mbrojtur se kurrë më parë”, shkroi ai në Facebook.

Pevkur ishte vënë nën presion publik pasi Zyra Kombëtare e Auditimit e Estonisë identifikoi probleme të shumta serioze në institucionet nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas auditorëve, mangësitë rritën rrezikun e keqpërdorimit të fondeve dhe aseteve shtetërore.

Probleme të ngjashme ishin identifikuar tashmë një vit më parë.

Polemika u përshkallëzua nga një skandal që përfshinte prokurimin e armëve për Ukrainën.

Estonia i pagoi 70 milionë euro (81 milionë dollarë) paraprakisht një kompanie indiane në një përpjekje për të blerë predha artilerie, pavarësisht se firma nuk kishte përvojë të mëparshme në shitjen e municioneve.

As Estonia dhe as Ukraina nuk i kanë marrë municionet deri më tani, dhe mosmarrëveshja tani është para gjykatave.

Estonia, një vend me 1,2 milionë banorë dhe anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi me Rusinë, lufta e së cilës kundër Ukrainës shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare në shtetin baltik./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.