☁️
Tiranë 32°C · Vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $78,034 ▲ +0.25% ETH $2,452 ▲ +0.32% XRP $1.3923 ▼ -0.1% SOL $104.9300 ▼ -0.48%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Eurostat: Javë mesatare e punës në BE është 35.9 orë, ndërsa në Maqedoni 39.5 orë

Në vitin 2025, koha reale e punës për punonjësit me orar të plotë dhe të pjesshëm në BE, të moshës 20 deri në 64 vjeç, ka qenë mesatarisht 35,9 orë në javë, që paraqet një ulje prej një ore krahasuar me vitin 2015, njoftoi Eurostat. Në Maqedoni, ndërkohë, koha reale javore e punës ka qenë 39,5 orë.

Nga vendet e rajonit tonë, sipas të dhënave të disponueshme të Eurostat-it, javë më të gjata pune kanë Serbia me 41,3 orë dhe Bosnja e Hercegovina me 41,1 orë, ndërsa më e shkurtër është në Kroaci me 37,8 orë.

Në BE, javët më të gjata të punës janë regjistruar në Greqi me 39,6 orë, në Bullgari dhe Poloni me nga 38,7 orë dhe në Lituani me 38,4 orë. Në të kundërt, Holanda ka javën më të shkurtër të punës me 31,9 orë, e ndjekur nga Danimarka dhe Gjermania me nga 33,9 orë dhe Austria me 34,0 orë.

Sipas profesioneve, javët më të gjata të punës në BE janë regjistruar te punonjësit e kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim (42,0 orë pune), menaxherët (40,6) dhe profesionet në forcat e armatosura (39,4). Në të kundërt, javët më të shkurtra janë vërejtur te profesionet elementare (31,8), punëtorët ndihmës (34,0) dhe punonjësit në shërbime dhe shitje (34,5).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.