☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.81 ▼4.14%
ARI 3,906 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,988 ▼ -0.1% ETH $2,286 ▲ +0.65% XRP $1.2482 ▼ -0.7% SOL $94.0800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,906 ▲0.18 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,906 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

F1 – Kim Antonelli kampioni më i ri i botës, Meloni: krenari e madhe për kombin tonë!

ROME, 2 nëntor, /ATSH-ANSA/ – Piloti italian Kimi Antonelli është shpallur kampion bote në Formula 1, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në moshën vetëm 20-vjeçare dhe duke u bërë kampioni më i ri në historinë e këtij sporti.

Lajmi është përshëndetur edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësoi arritjen e pilotit italian, duke e cilësuar atë si një burim krenarie për vendin.

“Një sukses që rikthen një pilot italian në majën e botës, duke shpërblyer talentin, angazhimin, vendosmërinë dhe përkushtimin. Një arsye për krenari të madhe për kombin tonë. Urime, Kimi!”, shkroi Meloni.

Edhe legjenda e motociklizmit, Valentino Rossi, shprehu emocionet e tij për suksesin e Antonellit, duke e vlerësuar paraqitjen e tij gjatë kampionatit.

Në një lidhje me “Sky Sport”, Rossi tha se ishte emocionuar jashtëzakonisht shumë nga ky moment, duke theksuar se Antonelli kishte bërë diferencën ndaj rivalëve, përfshirë edhe shokun e tij të skuadrës.

Sipas Rossit, Mercedes kishte makinën më të mirë, por nuk kishte dominuar kampionatin, ndaj një pjesë e rëndësishme e suksesit i atribuohet talentit dhe paraqitjeve të pilotit italian.

“E kam ndjekur që kur ishte në karting. Më pëlqen ta krahasoj me veten dhe bëj tifo për të. Ai mund të bëhet një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e Formula 1”, u shpreh Rossi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.