☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.38 ▼4.55%
ARI 3,912 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,862 ▼ -0.16% ETH $2,286 ▲ +0.77% XRP $1.2508 ▼ -0.33% SOL $93.9900 ▼ -1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.38 ▼4.55 % ARI 3,912 ▲0.32 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.38 ▼4.55 % ARI 3,912 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Arte

Filmi i animuar “Zemërimi i shkronjave” i nënshtrohet restaurimit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bëri të ditur se një tjetër film i dashur nga publiku do t’i nënshtrohet restaurimit.

Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të nismës së ndërmarrë nga AQSHF për të shpëtuar dhe restauruar filmat e trashëgimisë kinematografike shqiptare që rrezikojnë të degradojnë. Drejtori i AQSHF, Eljan Tanini, bëri të ditur se filmi i animuar shqiptar “Zemërimi i shkronjave” do të restaurohet nga shkrimtarja dhe përkthyesja Albana Nexhipi, të cilës ai i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen.

Filmi i animuar “Zemërimi i shkronjave” është realizuar me skenar të të mirënjohurit Luan Rama, regjinë nga Boris Ikonomi, operator Tomi Vaso si dhe mban muzikën e kompozitorit Agim Krajka. Filmi është vepër e vitit 1981.

Shkronjat zemërohen me Artanin sepse ai dëmton vazhdimisht librat e shkollës. Për këtë arsye, shkronjat largohen nga librat e tij për në qytetin e tyre. Artani i ndjek, bie rob dhe i bëhet gjyqi nga shkronjat. Dënimi i tij është të lexojë me shkronja të shkarravitura, gjë që e bën të kuptojë rëndësinë e ruajtjes së librave dhe gjuhës

Albana Nexhipi, si shkrimtare dhe përkthyese e librave për fëmijë, thotë se vendosi të ndihmonte në restaurimin e këtij filmi sepse i do shumë fjalët dhe se beson tek fuqia e tyre.

“Ndryshe nga shumë të tjerë, që ndonjëherë i shohin gërmat edhe si panevojshme, unë besoj me shpirt se rëndësia e tyre është thelbësore në ruajtjen e gjuhës tonë të vyer. Dëshira ime është që brezi i ri, ngecur tashmë në rrjetën e internetit, ta kuptoje këtë gjë dhe t’i ruajë ato dhe fjalën shqipe si sytë e ballit”, shprehet Nexhipi, me shpresën se fëmijët do e kuptojnë rëndësinë e shkronjave në ruajtjen e gjuhës sonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.