☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,068 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,346 ▲ +0.67% ETH $2,361 ▲ +0.62% XRP $1.3278 ▲ +0.14% SOL $102.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Familja nga Ferizaj kërkon ndihmë për shërimin e 3-vjeçarit me leukemi akute

Familja Haziri nga Ferizaj ka bërë apel për ndihmë për djalin e tyre 3-vjeçar, Firdeus Haziri, i cili po përballet me leukemi akute dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.

Sipas njoftimit të familjes, Firdeusi ka nevojë për një transplant, ndërsa për realizimin e trajtimit në Turqi nevojiten rreth 55 mijë euro, ndërsa familja ka hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe për mbledhjen e mjeteve të nevojshme për vazhdimin e trajtimit.

“Firdeus Haziri nga Ferizaj vuan nga Leukemia Akute dhe do të bëjë transplant, ka 3 muaj që është për shërim në Turqi, deri sot të gjitha shpenzimet i ka mbuluar familja, andaj edhe 3 muaj të tjerë Firdeusi do të qëndrojë për shërim atje”, thuhet në apelin e publikuar nga familja.

Familjarët kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për mbledhjen e mjeteve të nevojshme, duke bërë thirrje për solidaritet.

“Të gjithë që mundeni të ndihmoni për shërimin e Firdeusit, ju të gjithë që mundeni të ndihmoni për shërimin e Firdeusit, ju lutem ndihmoni”, thuhet në apel.

Familja ka bërë të ditur se kontributet mund të dërgohen në llogarinë bankare të babait të Firdeusit, Arbnor Haziri.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe trajtimit të gjatë, familja shpreson në mbështetjen e qytetarëve për t’i siguruar mundësinë e vazhdimit të mjekimit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.