Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,346 ▲ +1.88% ETH $1,806 ▲ +3.91% XRP $1.1817 ▲ +5.41% SOL $82.6000 ▲ +1.03%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
roze

Fëmijëria e Celine Dion në një serial televiziv

Një serial televiziv që do të tregojë vitet e para të jetës së Celine Dion është aktualisht në përgatitje.

“Growing Up Dion”, siç është titulli i përkohshëm i projektit, shënon herën e parë që familja e këngëtares së famshme mbështet zyrtarisht një adaptim dramatik të fëmijërisë së saj. Producent i serialit është vëllai i saj, Jacques Dion. Prodhimi bazohet në librin “Dion, A Family Saga”, të shkruar nga nipi i saj, Jimmy Dion.

Seriali do të ndjekë fëmijërinë e Dion në Quebec dhe vitet që formësuan karakterin e saj brenda një shtëpie modeste, por të mbushur me muzikë. Aty, lidhja me nënën e saj, Thérèse, dhe dinamika e ngushtë mes 14 vëllezërve e motrave ndikuan në rrugëtimin e saj drejt suksesit botëror.

Këngëtarja kanadeze konsiderohet një nga artistet më të njohura të të gjitha kohërave. Ajo ka fituar dhjetëra çmime, ka dekada aktive në muzikë dhe shtatë albume të saj kanë shitur mbi 10 milionë kopje secili në mbarë botën.

Së fundmi, Dion zbuloi se po lufton me Stiff Person Syndrome, por gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar dhe pritet që së shpejti të shfaqet në Paris, dy vite pas rikthimit të saj live në Lojërat Olimpike.

Përzgjedhja e aktorëve ende nuk është bërë publike dhe vëmendja tashmë është përqendruar te aktorja që do të interpretojë Celine Dion.

Në të kaluarën, ajo është portretizuar nga Valerie Lemercier në komedinë dramatike muzikore Aline të vitit 2021 dhe nga Christine Ghawi në produksionin “Céline” të vitit 2008. Gjithashtu, ajo është interpretuar nga Marla Mindelle në muzikalin satirik të Broadway-t Titanique, një parodi e Titanic që rrëfen ngjarjet e filmit nga këndvështrimi i saj.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.