☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Filipçe: Mali i Zi merr 3.2 miliardë euro grante nga BE, Qeveria jonë krenohet me 50 milionë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se e ashtuquajtura “Platformë” është një përpjekje për të shpërqendruar publikun nga, siç tha ai, “debakli total i qeverisë”, duke theksuar se në vend që të flitet për dështimet e Qeverisë, fokusi është përsëri te LSDM-ja.

“Çfarë po arrihet? Defokus i plotë. Në vend që të diskutojmë për këtë debakl të qeverisë, izolimin nga Evropa, ndikimet pro-ruse në vendin tonë, qëndrimet pro-ruse të qeverisë së Hristijan Mickoskit, personalisht, debaklin me buxhetin, mungesën e parave për pensione, paga, transferta sociale, bujqësi e kështu me radhë, kreditë ultra të shtrenjta, përfshirë atë hungareze, ne përsëri po debatojmë për veten tonë”, tha Filipçe në “Sitel”.

Sipas Filipçes, ribalancimi i buxhetit është dëshmi e qartë e debaklit ekonomik të qeverisë së Mickoskit.

“Rritje e madhe e deficitit, nuk parashikohen para për një rritje adekuate të pensioneve, pensionistët janë tradhtuar, as për një rritje të pagave. Nuk ka para të mjaftueshme për subvencione në bujqësi. Nuk ka para të mjaftueshme për të rritur transfertat sociale. Gjithçka është status quo”, theksoi Filipçe.

Sipas Filipçes, ndërsa rajoni po ecën përpara dhe po përdor miliarda euro nga fondet evropiane, Maqedonia po ngec dhe po humbet para, reforma dhe kohë.

“Zhvillimi i vërtetë vjen nga fondet e pakthyeshme të Bashkimit Evropian. Dhe kështu janë ndryshuar dhe zhvilluar të gjitha vendet. Greqia, Bullgaria, Kroacia, kanë përdorur miliarda euro nga Evropa”, tha Filipçe.

Ai tha se Qeveria krenohet me 50 milionë euro, ndërsa Mali i Zi ofron 3.2 miliardë euro në grante./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.