☁️
Tiranë 39°C · Vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,008 ▼ -0.4% ETH $1,919 ▼ -0.67% XRP $1.0410 ▲ +0.32% SOL $75.4300 ▲ +2.1%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Kronika

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Avioni “Air Tractor AT-833”, i cili prej së martës po ndihmon në operacionet për shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe është rikthyer edhe sot për të vijuar punën, i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët pritet t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.

Avioni i parë, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, e cila ka siguruar edhe pamjet e mëposhtme.

Qëllimi i ardhjes së tyre është edhe stërvitja e pilotëve shqiptarë për përdorimin e këtyre mjeteve, por për shkak të situatës së krijuar me zjarret, kjo stërvitje po zhvillohet në kushte reale operacionale.

Mësohet po ashtu se avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, ndërsa në vijim pritet t’i bashkohen edhe pilotët shqiptarë për t’u trajnuar në përdorimin e tyre.

Për monitorimin dhe piketimin e vatrave të zjarrit gjatë ditëve të fundit është përdorur masivisht edhe droni “Bayraktar”, i cili ka dhënë ndihmë të rëndësishme për gjurmimin e situatave që në momentet e para.

Ndërkohë, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrave aktive.

Më herët, lidhur me avionin zjarrfikës, reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Sipas tij, Shqipëria është më gati se kurrë, pavarësisht rrezikut të flakëve përgjatë këtij muaji.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht. Respekt dhe mirënjohje për të gjitha forcat tona në terren”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se situata në fshatin Riban të Mallakastrës vijon të mbetet kritike, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha gjatë natës dhe ka rrezik që të përhapet drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd. Përpos forcave në terren, është ndërhyrë edhe nga ajri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.