☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.86 ▲0.87%
ARI 4,408 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,212 ▲ +0.61% ETH $1,926 ▲ +0.51% XRP $1.0324 ▼ -0.06% SOL $76.8400 ▲ +0.75%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.86 ▲0.87 % ARI 4,408 ▲0.18 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.86 ▲0.87 % ARI 4,408 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – ”Ferri i zjarreve” përfshin Kanadanë dhe Amerikën e Veriut: mijëra njerëz largohen nga shtëpitë

TORONTO/UASHINGTON, 10 gusht /ATSH/ – Zjarret masive që po përhapen në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada kanë vënë banorët në gatishmëri të lartë, ndërsa presin urdhra të mundshëm për evakuim, shkruan aol.com.

Ndërkohë, mijëra njerëz që tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre presin me ankth të mësojnë se çfarë ka mbetur prej tyre.

Në Kanadanë perëndimore, më shumë se 20 mijë njerëz u detyruan të braktisnin komunitetet përgjatë liqenit Okanagan, në British Columbia, gjatë fundjavës.

Një zjarr që përparoi me shpejtësi ka shkatërruar shtëpi, ndërsa dhjetëra persona u detyruan të shpëtoheshin nga ajri.

Përveç evakuimeve në Summerland, zjarri Bald Range, i raportuar për herë të parë të premten në mbrëmje, ka shkaktuar gjithashtu evakuime në disa zona të tjera.

Zjarret në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, banorëve në disa zona në veri të Spokane, në shtetin Washington, iu këshillua të dielën të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Banorët e qyteteve rurale Malden dhe Rosalia, rreth 55 kilometra në jug të Spokane, patën një ulje të nivelit të evakuimit të dielën, pasi një ditë më parë ishin urdhëruar të largoheshin për shkak të dy zjarreve që kishin shpërthyer aty pranë. Megjithatë, zona vazhdon të jetë në alarm.

Në vitin 2020, Malden u shkatërrua në pjesën më të madhe nga një zjarr masiv, duke humbur stacionin e zjarrfikësve, postën, bashkinë dhe bibliotekën.

Dy pilotë humbin jetën në Utah

Në Utah, dy pilotë helikopterësh humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua të premten në mëngjes ndërsa po luftonin kundër një zjarri në pyllin kombëtar Fishlake.
Ekipet e shpëtimit arritën më në fund të shkonin në vendngjarje të shtunën dhe konfirmuan vdekjen e tyre.

Zyrtarët thanë të dielën se aktiviteti i lartë i zjarrit kishte penguar mbërritjen e shpejtë në zonë, e cila karakterizohet nga terren i pjerrët dhe i vështirë.

“Kur mbërritëm për herë të parë, mund të shihnim dy kolona të ndryshme tymi: njëra nga vendi i rrëzimit dhe tjetra nga një zjarr aktiv që po afrohej drejt nesh”, tha Nathan Curtis, sherifi i qarkut Sevier.

British Columbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

British Columbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën, pasi mijëra njerëz në provincën perëndimore kanadeze u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë për shkak të një zjarri që po përhapej me shpejtësi dhe që pothuajse u dyfishua në madhësi brenda një nate.

Zjarri Bald Range po digjej jashtë kontrollit dhe u zgjerua me shpejtësi në rreth 9,500 hektarë, ose rreth 23,500 akra.

Kjo shkaktoi urdhra evakuimi në Summerland, Peachland dhe zona të tjera në perëndim të liqenit Okanagan, në pjesën jugore të brendshme të provincës.

Rajoni prodhon pjesën më të madhe të verës së British Columbia-s dhe është zona e dytë më e madhe prodhuese e verës në Kanada.

Kryeministri i provincës, David Eby, tha të shtunën se një zyrtar i zjarrfikësve e kishte krahasuar zjarrin me “një bombë që shpërthen”.

“Shtëpi janë humbur dhe prona janë shkatërruar. Disa njerëz mbetën të bllokuar pasi kushtet ndryshuan shumë shpejt dhe u desh të shpëtoheshin”, shtoi kryeministri.

Ai theksoi se situata mbetet shumë dinamike dhe kërcënuese.

Summerland ka rreth 12 mijë banorë, sipas regjistrimit të vitit 2021, ndërsa Peachland ka rreth 6,500 banorë.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i jep qeverisë provinciale kompetenca të veçanta, përfshirë kufizime të udhëtimeve, mbrojtjen e furnizimeve për të parandaluar rritjet abuzive të çmimeve dhe mjete të posaçme për koordinimin e operacioneve të shpëtimit.

Zyrtarët thanë se zjarri Bald Range ka shkaktuar evakuimin më të madh të regjistruar deri tani këtë verë, ndërsa në të gjithë British Columbia-n më shumë se 20 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.