🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▲0.45%
DOW 51,259 ▼0.18%
NASDAQ 27,053 ▲0.95%
NAFTA 90.91 ▲1.71%
ARI 4,179 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,003 ▲ +1.17% ETH $2,680 ▲ +0.31% XRP $1.4974 ▲ +1.22% SOL $119.0200 ▲ +1.29%
S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 % S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Franca përballet me borxh rekord prej 3,6 trilionë eurosh

-Borxhi publik i Francës ka arritur një nivel rekord prej 3.595,5 miliardë eurosh, ose rreth 3,6 trilionë euro, në fund të qershorit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE), raportoi “Reuters”.

Borxhi u rrit me 59,6 miliardë euro gjatë tremujorit të dytë të vitit, pas një rritjeje prej 75,8 miliardë eurosh në tre muajt e parë.

Në raport me madhësinë e ekonomisë, borxhi arriti në 119% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 117,5% në fund të tremujorit të parë.

Rritja e borxhit vjen në një periudhë presioni të shtuar mbi financat publike franceze, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Çështja e borxhit dhe e shpenzimeve publike pritet të jetë një nga temat kryesore të debatit politik dhe ekonomik në muajt e ardhshëm.

Shërbimi i borxhit, ose pagesat që shteti duhet të bëjë për interesat e borxhit, po rëndon gjithnjë e më shumë mbi financat publike.

Ndërkohë, kostot e huamarrjes së Francës janë rritur dhe Banka e Francës ka paralajmëruar se vendi duhet të ndërmarrë masa për të frenuar rritjen e borxhit.

Të dhënat e INSEE tregojnë gjithashtu se borxhi neto i Francës arriti në 111,4% të PBB-së në fund të qershorit, nga 109,7% në fund të marsit.

Qeveria franceze po përgatit ndërkohë buxhetin për vitin 2027, në një klimë të vështirë politike dhe ekonomike.

Propozimet për uljen e shpenzimeve publike kanë shkaktuar protesta dhe greva, ndërsa qeveria përballet me presionin për të ulur deficitin dhe për të frenuar rritjen e borxhit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.