☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,292 ▼ -1.6% ETH $2,326 ▼ -1.91% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.6300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Hamasi shpërndan qeverinë ”de facto” civile në Rripin e Gazës

KAJRO/TEL AVIV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Lëvizja palestineze Hamas njoftoi sot shpërndarjen e komitetit që deri tani koordinonte administrimin civil ”de facto” të Rripi i Gazës.

Vendimi u bë publik gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Gaza.

Sipas njoftimit, përgjegjësitë e komitetit do t’i kalojnë një organi të ri administrativ të përbërë nga teknokratë të pavarur, ndërsa stafi ekzistues do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e tij.

Ky zhvillim sinjalizon gatishmërinë e Hamasit për të hequr dorë nga administrimi civil i përditshëm, por nuk nënkupton tërheqjen e plotë të lëvizjes nga pushteti.

Hamasi vazhdon të kundërshtojë çarmatimin pa kushte, çështje që mbetet një nga pengesat kryesore në negociatat për të ardhmen e Gazës.

Ende nuk është e qartë nëse administrata e re do të mund të nisë punën menjëherë.

Po ashtu, mbetet e paqartë se çfarë roli do të luajë Hamasi në prapaskenë dhe kush do të marrë përgjegjësinë për strukturat e sigurisë në territorin me rreth dy milionë banorë.

Çarmatimi i Hamasit konsiderohet një kusht kyç për krijimin e një administrate të re që mund të fitojë besimin e vendeve donatore dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat pritet të financojnë rindërtimin e Gazës pas luftës.

Pasi mori kontrollin e Rripit të Gazës në vitin 2007, Hamasi ngriti një administratë paralele me Autoritetin Palestinez, i cili njihet ndërkombëtarisht dhe e ka selinë në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Ndërsa udhëheqja politike dhe ushtarake e Hamasit merrte vendimet strategjike, “Komiteti për Mbikëqyrjen dhe Koordinimin e Punës së Qeverisë” drejtonte ministritë, institucionet shtetërore, shërbimet publike, administrimin vendor dhe sigurinë e brendshme.

Edhe pse ky komitet funksiononte praktikisht si një qeveri, ai nuk mori kurrë njohje ndërkombëtare. Vendimi për shpërbërjen e tij shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet për krijimin e një administrate më të pranueshme ndërkombëtarisht për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës./   /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.