☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,793 ▼0.33%
DOW 51,170 ▼0.68%
NASDAQ 27,473 ▼0.46%
NAFTA 89.04 ▼0.45%
ARI 4,134 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,420 ▼ -2.61% ETH $2,567 ▼ -4.87% XRP $1.4307 ▼ -4.81% SOL $116.8800 ▼ -2.93%
S&P 500 7,793 ▼0.33 % DOW 51,170 ▼0.68 % NASDAQ 27,473 ▼0.46 % NAFTA 89.04 ▼0.45 % ARI 4,134 ▼1.27 % S&P 500 7,793 ▼0.33 % DOW 51,170 ▼0.68 % NASDAQ 27,473 ▼0.46 % NAFTA 89.04 ▼0.45 % ARI 4,134 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

KOS PARALAJMËRON NËNSHKRIMIN E TRAKTATIT TË ANËTARËSIMIT ME MALIN E ZI VERËN E ARDHSHME

Foto: Euronews

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Ajo ka thënë se pjesa teknike e negociatave me Malin e Zi mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar që Komisioni tashmë është duke përgatitur traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet verën e ardhshme.

“Pastaj vijon procesi i ratifikimit, i cili mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, varësisht nga ajo që do të ndodhë në shtetet anëtare veç e veç. Kjo do të thotë se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, deklaroi Kos para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit. Në negociatat për anëtarësim, tashmë ka mbyllur përkohësisht më shumë se gjysmën e kapitujve.

Aktualisht, ka gjithsej 18 kapituj të mbyllur përkohësisht, nga gjithsej 33 sa janë në procesin negociues për anëtarësim. Mali i Zi ende synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.

Mali i Zi do të jetë i pari që do t’i ndiejë rregullat e reja të Komisionit Evropian, që më 6 tetor miratoi propozimin për vendet e ardhshme.

Komisioni ka theksuar se qasja e re fillimisht do të zbatohet për marrëveshjet e anëtarësimit në Marrëveshjen me Malin e Zi, e më pas edhe për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Zgjerimi i BE-së do të jetë në qendër të diskutimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel.

Liderët e 27 shteteve anëtare do të shqyrtojnë edhe perspektivat për përfundimin e negociatave me Malin e Zi.

“Këshilli Evropian mirëpret punën që po zhvillohet për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi dhe vëren synimin e presidencës së Këshillit të BE-së për t’i mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti”, thuhet në draftin e konkluzioneve të samitit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian në fund të tetorit do të paraqesë udhërrëfyesit kuadër për katër vendet që konsiderohen më të avancuara në procesin e anëtarësimit: Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Kusht është që këto vende ta ruajnë ritmin e reformave. Udhërrëfyesit nuk paragjykojnë rezultatin dhe as dinamikën e negociatave, por shërbejnë si bazë për punën e Këshillit të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.