☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.41 ▼0.12%
ARI 4,078 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,191 ▼ -5.12% ETH $2,241 ▼ -7.3% XRP $1.1995 ▼ -9.03% SOL $90.1800 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

TEHERAN, 26 gusht /ATSH-DPA/- Bisedimet mes Iranit dhe Omanit për rregulla të reja të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit po shënojnë progres.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi tha se së shpejti, mund të shpallet një korridor i përkohshëm për kalimin e anijeve.

“Shpresoj që së shpejti të njoftojmë një korridor të përkohshëm për Ngushticën e Hormuzit dhe masa praktike për rikthimin e lundrimit të sigurt”, shkroi sot al-Busaidi në X, pas takimit me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Televizioni shtetëror iranian IRIB publikoi një deklaratë të përbashkët të Iranit dhe Omanit, sipas së cilës të dy vendet diskutuan një qasje hap pas hapi, për vendosjen e rregullave të reja të lundrimit, si dhe për operacionet e çminimit në ngushticë.

Irani dhe Omani, të cilët kanë dalje në këtë rrugë ujore strategjike, prej disa javësh po negociojnë për këtë çështje.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të energjisë.

Irani e ka kufizuar ndjeshëm trafikun detar në ngushticë, që nga nisja e sulmeve amerikano-izraelite në fund të shkurtit.

Teherani ka kërkuar që anijet që kalojnë nëpër ngushticë të lundrojnë vetëm përgjatë bregdetit iranian.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Sipas një marrëveshjeje kuadër, të arritur mes Iranit dhe SHBA-së, në mesin e qershorit, një marrëveshje afatgjatë për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit duhet të negociohet mes Iranit dhe Omanit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve fqinje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.