🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,660 ▼1.25%
DOW 52,795 ▼0.12%
NASDAQ 26,062 ▼2.4%
NAFTA 99.44 ▲2.36%
ARI 4,060 ▼2.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,339 ▼ -3.86% ETH $2,383 ▼ -5.27% XRP $1.3117 ▼ -5.23% SOL $103.8200 ▼ -4.41%
S&P 500 7,660 ▼1.25 % DOW 52,795 ▼0.12 % NASDAQ 26,062 ▼2.4 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,060 ▼2.17 % S&P 500 7,660 ▼1.25 % DOW 52,795 ▼0.12 % NASDAQ 26,062 ▼2.4 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,060 ▼2.17 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Marrëveshje Pentagon-“Lockheed Martin” për 850 avionë “F-35”

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Pentagoni ka finalizuar një marrëveshje kuadër 10-vjeçare me kompaninë amerikane “Lockheed Martin” për furnizimin me të paktën 850 avionë luftarakë ” F-35″.

Marrëveshja synon forcimin dhe modernizimin e flotës amerikane të avionëve “F-35 Lightning II”, por kërkon miratimin e Kongresit amerikan, i cili duhet të miratojë edhe fondet përkatëse buxhetore.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes nuk është bërë e ditur nga qeveria amerikane apo kompania prodhuese.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, kontrata garanton porositjen e të paktën 850 avionëve gjatë një dekade dhe përfshin pjesë këmbimi, pajisje për përshtatjen e avionëve dhe mirëmbajtjen e të gjithë flotës.

Në këmbim të angazhimit afatgjatë të administratës amerikane, “Lockheed Martin” do të investojë të paktën 7,0 miliardë dollarë për përmirësimin e kapaciteteve industriale dhe logjistike të programit “F-35”.

Kompania deklaroi se marrëveshja do t’i mundësojë ruajtjen e një ritmi të qëndrueshëm prodhimi prej 156 avionësh në vit.

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Michael P. Duffey, tha se kombinimi i porosive afatgjata me investimet private do të ndihmojë në forcimin e industrisë amerikane të mbrojtjes dhe në rritjen e kapacitetit për prodhimin e pajisjeve ushtarake në shkallë të gjerë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.