☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,411 ▼0.24%
DOW 52,246 ▼0.95%
NASDAQ 24,791 ▼0.35%
NAFTA 84.29 ▲6.35%
ARI 4,072 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,609 ▲ +2.66% ETH $1,909 ▲ +2.14% XRP $1.0738 ▲ +2.12% SOL $73.6600 ▲ +1.35%
S&P 500 7,411 ▼0.24 % DOW 52,246 ▼0.95 % NASDAQ 24,791 ▼0.35 % NAFTA 84.29 ▲6.35 % ARI 4,072 ▼0.65 % S&P 500 7,411 ▼0.24 % DOW 52,246 ▼0.95 % NASDAQ 24,791 ▼0.35 % NAFTA 84.29 ▲6.35 % ARI 4,072 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OKB: Gratë dhe vajzat mbeten më të rrezikuarat nga trafikimi i qenieve njerëzore

GJENEVË, 29 koriik /ATSH-AA/ – Gratë dhe vajzat vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të viktimave të trafikimit me qeniet njerëzore në mbarë botën ndërsa shfrytëzimi seksual mbetet forma kryesore e abuzimit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Në prag të Ditës Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore më 30 korrik, Anadolu shqyrtoi gjetjet e Raportit Global për Trafikimin e Qenieve Njerëzore 2024 të UNODC-së, i cili evidenton rritje të ndjeshme të rasteve të trafikimit dhe rreziqe në rritje të lidhura me konfliktet, ndryshimet klimatike dhe zhvendosjet e detyruara.

Trafikimi i qenieve njerëzore, i përshkruar shpesh si një formë e skllavërisë moderne, përfshin rekrutimin, transportimin ose strehimin e personave përmes detyrimit, mashtrimit ose abuzimit me qëllim shfrytëzimin, punën e detyruar, shfrytëzimin seksual, martesat e detyruara dhe aktivitetet kriminale.

Raporti zbuloi se rastet e identifikuara të trafikimit u rritën me 25 për qind midis viteve 2019 dhe 2022, me rritjet më të mëdha të regjistruara në Afrikën Subsahariane, Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore. UNODC e lidhi këtë prirje pjesërisht me rritjen e numrit të personave të zhvendosur si pasojë e konflikteve të armatosura dhe fatkeqësive të lidhura me klimën, të cilat i bëjnë më të prekshëm ndaj shfrytëzimit.

Midis viteve 2020 dhe 2023, autoritetet identifikuan 202.478 viktima të trafikimit në mbarë botën. Fëmijët përbënin 38 për qind të të gjitha viktimave, përfshirë 22 për qind vajza dhe 16 për qind djem. Ndër të rriturit, 39 për qind ishin gra dhe 23 për qind burra.

Gratë dhe vajzat u trafikuan në mënyrë dërmuese për shfrytëzim seksual, përbërë përkatësisht 64 për qind dhe 28 për qind të viktimave të kësaj forme abuzimi. Burrat dhe djemtë përfaqësonin secili nga 3 për qind.

Puna e detyruar mbeti qëllimi më i zakonshëm i trafikimit në përgjithësi, duke prekur 42 për qind të të gjitha viktimave. Burrat e rritur përbënin 47 për qind të këtyre rasteve, të ndjekur nga gratë e rritura me 23 për qind, djemtë me 20 për qind dhe vajzat me 10 për qind.

Sipas raportit, persona nga 162 shtete u trafikuan drejt 128 vendeve të destinacionit gjatë vitit 2022 ndërsa shtetasit e vendeve afrikane përbënin 31 për qind të viktimave të identifikuara.

Raporti thekson se rrjetet e organizuara kriminale mbeten nxitësi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore. Një analizë e 942 çështjeve gjyqësore që përfshinin 3.121 autorë tregoi se 74 për qind vepronin si pjesë e një grupi ose rrjeti kriminal ndërsa 26 për qind vepronin në mënyrë të pavarur.

Burrat përbënin 70 për qind të personave të dënuar për trafikim ndërsa gratë përfaqësonin 28 për qind, thuhet në raport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.