☁️
Tiranë 23°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.56 ▼1.02%
ARI 4,206 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,234 ▲ +0.9% ETH $2,505 ▼ -1.21% XRP $1.4011 ▲ +0.24% SOL $111.2700 ▼ -1.7%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.56 ▼1.02 % ARI 4,206 ▲1.18 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.56 ▼1.02 % ARI 4,206 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Qindra vatra zjarri në Indonezi, smogu kërcënon shëndetin e miliona njerëzve

KUALA LUMPUR, 9 tetor /ATSH-DPA/- Zjarret në pyje, që kanë vazhduar prej disa javësh në Indonezi, kanë mbuluar pjesë të mëdha të Azisë Juglindore me tym të dendur.

Në Malajzinë fqinje, autoritetet urdhëruan mbylljen e shumë shkollave, për shkak të ndotjes së rrezikshme të ajrit.

Edhe në Singapor, ku këtë fundjavë po zhvillohet gara e “Formula 1”, janë regjistruar nivele shqetësuese të ndotjes së ajrit.

Punonjës të spitalit në Kuala Lumpur, Chan Sook Ching thanë se cilësia e ajrit ishte përkeqësuar aq shumë, sa njerëzit po hasnin vështirësi në frymëmarrje.

Sipas tyre, spitalet po përballen me një numër shumë të madh pacientësh me probleme akute të frymëmarrjes, kollë të fortë dhe përkeqësim të astmës.

Indonezia po përjeton një nga sezonet më të rënda të zjarreve në vitet e fundit.

Ekspertët thonë se situata po përkeqësohet nga fenomeni klimatik “El Nino”, i cili këtë herë është veçanërisht i theksuar dhe po shkakton thatësirë të madhe në rajon.

Në disa zona të ishullit Sumatra, në Indonezi, janë regjistruar nivele shumë të larta dhe të rrezikshme të smogut.

Autoritetet kanë njoftuar se disa fluturime janë vonuar për shkak të dukshmërisë së dobët, të shkaktuar nga tymi i dendur.

Sipas Ministrisë së Pyjeve të Indonezisë, janë identifikuar qindra vatra aktive zjarri.

Shumë prej tyre shkaktohen edhe nga pastrimi i paligjshëm i tokave me anë të djegies së bimësisë, për t’i përgatitur ato për përdorime të tjera.

Zjarret shpesh përhapen edhe nën tokë, në zona me torfë të tharë. Torfa është një shtresë dheu e pasur me mbetje bimore, që mund të digjet për një kohë të gjatë.

Këto zjarre prodhojnë tym të dendur për ditë ose javë të tëra, i cili përhapet përtej kufijve të Indonezisë, duke prekur Malajzinë, Singaporin dhe Brunein.

Kriza ka nxitur edhe një padi kolektive kundër qeverisë indoneziane, ku përfshihen edhe organizata që përfaqësojnë popujt indigjenë të ishullit Borneo.

Paditësit akuzojnë qeverinë e presidentit Prabowo Subianto për neglizhencë të rëndë në menaxhimin e zjarreve dhe ndotjes së ajrit.

Ata kërkojnë që situata të shpallet emergjencë kombëtare, në mënyrë që autoritetet të ndërmarrin masa më të forta për përballimin e krizës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.