☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,538 ▲0.74%
DOW 52,458 ▲0.21%
NASDAQ 26,179 ▲1.19%
NAFTA 71.74 ▼2.42%
ARI 4,135 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $63,230 ▲ +1.68% ETH $1,751 ▲ +0.79% XRP $1.0938 ▲ +0.55% SOL $78.0900 ▲ +1.25%
S&P 500 7,538 ▲0.74 % DOW 52,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,179 ▲1.19 % NAFTA 71.74 ▼2.42 % ARI 4,135 ▲1.28 % S&P 500 7,538 ▲0.74 % DOW 52,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,179 ▲1.19 % NAFTA 71.74 ▼2.42 % ARI 4,135 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rritet eksporti i makinave kineze, por mungojnë anijet e trasportit

– Rritja e eksporteve të makinave elektrike kineze po ushtron presion edhe mbi logjistikën detare, shkruan repubblica it..

Anijet tradicionale Ro-Ro (Roll-on/Roll-off), të projektuara posaçërisht për transportin e automjeteve, nuk janë më të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën dhe prodhuesit po eksperimentojnë me zgjidhje të reja.

Ndër këto është transportimi i automjeteve me anije të zakonshme mallrash, duke përdorur struktura të posaçme metalike që lejojnë lëvizjen e qindra makinave pa pasur nevojë për transportues të dedikuar.

Shumë makina për eksport, anijet nuk mjaftojnë më

Vitet e fundit, Kina është bërë një nga eksportuesit kryesorë të automjeteve në botë, dhe një pjesë gjithnjë e më e madhe e këtyre eksporteve përbëhet nga automjete elektrike.

Megjithatë, kjo rritje ka nxjerrë në pah një kufizim të papritur: mungesën e anijeve Ro-Ro (Roll-on/Roll-off), të projektuara për të ngarkuar dhe shkarkuar automjetet drejtpërdrejt përmes rampave.

Sot kërkesa e tejkalon ofertën dhe gjetja e hapësirës në bord është bërë gjithnjë e më e vështirë, duke ndikuar si në kohën ashtu edhe në koston e transportit.

Për këtë arsye, prodhuesit dhe operatorët logjistikë po shqyrtojnë mënyra alternative për të arritur në tregjet ndërkombëtare

Një nga zgjidhjet më inovative është adoptuar nga Leapmotor, markë për të cilën Stellantis është partner strategjik.

Kompania përdor sistemin Flat Rack të zhvilluar nga COSCO Shipping Specialized Carriers: automjetet fiksohen në korniza të posaçme metalike dhe më pas ngarkohen në anije të zakonshme cargo.

Sipas kompanisë, me këtë teknikë janë dërguar tashmë më shumë se 1.800 automjete drejt Brazilit, ku shpërndarja përfundimtare kryhet nga rrjeti logjistik i Stellantis.

Eksportet kineze të automjeteve elektrike: një bum i vërtetë në mars. Shtysa vendimtare erdhi nga rritja e çmimit të naftës.

Nga kontejnerët te kornizat e grumbullueshme

Përdorimi i kontejnerëve është një tjetër alternativë që po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Një kontejner 12-metërsh mund të mbajë zakonisht nga dy deri në katër automjete, duke ndjekur procedura specifike për të garantuar sigurinë gjatë transportit.

COSCO ka zhvilluar gjithashtu një version më të avancuar të sistemit Flat Rack: korniza të palosshme që lejojnë ngarkimin e automjeteve, lëvizjen e tyre me vinça dhe grumbullimin deri në tetë nivele brenda hambarëve të anijeve shumëfunksionale.

Falë kësaj zgjidhjeje, disa anije që fillimisht ishin projektuar për transportin e celulozës mund të transportojnë tani më shumë se një mijë automjete në çdo udhëtim, duke rritur kapacitetin e disponueshëm pa pasur nevojë të ndërtohen anije të reja të specializuara.

Në këtë mënyrë, industria kineze e automobilave po përpiqet të kapërcejë mungesën e anijeve të dedikuara Ro-Ro, duke shfrytëzuar më mirë flotën ekzistuese të anijeve cargo dhe duke krijuar sisteme të reja transporti që mund të përballojnë rritjen e shpejtë të eksporteve të automjeteve elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.