🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $85,045 ▲ +1.33% ETH $2,710 ▲ +0.9% XRP $1.5339 ▼ -0.45% SOL $123.1900 ▲ +2.07%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Të flesh vonë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për zemrën

– Të qenit “night owl”, pra person që preferon të qëndrojë zgjuar dhe të jetë aktiv deri vonë gjatë natës, mund të lidhet me një shëndet më pak të favorshëm të zemrës, sipas një studimi raportuar nga AP.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 300 mijë të rriturve të moshës së mesme dhe të moshuar në “UK Biobank”, një bazë e madhe të dhënash shëndetësore.

Rreth 8% e pjesëmarrësve e përshkruanin veten si persona më aktivë fizikisht dhe mendërisht në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas studiuesve, problemi nuk është domosdoshmërisht fakti që një person fle vonë.

Një faktor i rëndësishëm mund të jetë mospërputhja mes orës së brendshme biologjike të trupit dhe orareve tipike të punës, ushqimit, aktivitetit dhe gjumit.

Kjo lidhet me ritmin cirkadian, orën biologjike rreth 24-orëshe që koordinon procese të shumta në organizëm.

Ky ritëm ndikon në kohën kur ndihemi të përgjumur ose zgjuar, por gjithashtu lidhet me rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, hormonet e stresit dhe metabolizmin.

Studiuesi Sina Kianersi, nga “Brigham and Women’s Hospital” dhe “Harvard Medical School”, theksoi se personat që preferojnë orët e vona nuk janë të destinuar të kenë probleme të zemrës.

Sipas tij, sfida kryesore është përshtatja e orës biologjike me strukturën e jetës së përditshme.

Studimi vjen në një kohë kur ekspertët i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi gjumit si pjesë e shëndetit kardiovaskular.

Përveç gjumit të mjaftueshëm, faktorë të rëndësishëm janë aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme dhe kontrolli i presionit të gjakut, kolesterolit, sheqerit në gjak dhe peshës trupore.

Të dhënat e mëparshme kishin sugjeruar gjithashtu se personat që qëndrojnë zgjuar deri vonë mund të kenë më shpesh disa faktorë të lidhur me rrezikun kardiovaskular, përfshirë më pak aktivitet fizik dhe disa zakone jo të shëndetshme.

Megjithatë, këto lidhje nuk nënkuptojnë automatikisht se gjumi i vonë është shkaku i drejtpërdrejtë i problemeve shëndetësore.

Në studim, rreth një e katërta e pjesëmarrësve u klasifikuan si “early birds”, persona që preferonin orët e mëngjesit dhe flinin më herët, ndërsa pjesa tjetër ndodhej në mes të këtyre dy profileve.

Mesazhi kryesor i studiuesve është se një ritëm i rregullt gjumë-zgjim dhe një mënyrë jetese që respekton orën biologjike mund të jenë të rëndësishme për shëndetin.

Për personat që punojnë ose jetojnë me orare të vona, synimi nuk është domosdoshmërisht të flenë shumë herët, por të sigurojnë gjumë të mjaftueshëm dhe një rutinë sa më të qëndrueshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.