🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,771 ▲ +0.22% ETH $2,259 ▲ +0.16% XRP $1.2469 ▼ -0.61% SOL $93.8800 ▼ -2.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka nënshkruar krijimin e një komande të re ushtarake, për sulme me rreze të gjatë, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të Rusisë për të vazhduar luftën, sipas “Reuters”.

Sipas Zelensky, struktura e re do të përqendrojë të gjitha burimet e disponueshme, për të goditur objektiva strategjikë në territorin rus, veçanërisht infrastrukturën energjetike dhe logjistike.

Prej disa muajsh, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj rafinerive të naftës, depove të karburantit dhe objekteve të tjera energjetike në Rusi.

Vetëm dje, ushtria ukrainase tha se kishte goditur rafineritë e naftës “Ilsky”, në rajonin e Krasnodarit dhe Ust-Luga në rajonin e Leningradit, si edhe një terminal dhe një depo nafte në rajonin e Rostovit.

Sipas “Reuters”, sulmet kanë ndikuar në sektorin energjetik rus.

Rusia ka ndaluar eksportet e naftës për të garantuar furnizimin e brendshëm, ndërsa prodhimi i benzinës ka rënë në rreth 65% të kapacitetit, për shkak të dëmtimeve në rafineri.

Komandanti i forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, tha se Ukraina goditi gjithashtu 10 anije cisternë me karburant në Detin Azov, duke pretenduar se flota ruse e anijeve që transportojnë naftë po zvogëlohet.

Burime të industrisë së eksporteve të grurit, thanë se Rusia ka pezulluar përkohësisht lundrimin në kanalin, që lidh lumin Don me Detin Azov, një zhvillim që mund të ndikojë në eksportet ruse të grurit.

Zelensky deklaroi se presioni ndaj ekonomisë ruse duhet ta detyrojë Moskën të ndalojë luftën, megjithëse presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të refuzojë thirrjet për negociata paqeje.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se është ende herët për të thënë se, këto sulme kanë ndryshuar rrjedhën e luftës, pasi Ukraina vazhdon të mbetet e ekspozuar ndaj sulmeve ruse me raketa balistike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.